Tatuazhi i pare nisi ne oren 11:00, ne te njejtin cast kur nisen edhe minutat e heshtjes per Diten e Armepushimit. "Nuk me intereson nese do te vuaj per disa dite, nese kjo i sherben njerezve te kuptojne se cfare ndodh jashte dhe mua me ndihmon te mbledh para per djemte qe kthehen te plagosur nga lufta", thote Clark per "Daily Mail". Ai tregon se si fillimisht familja mendoi se ai kishte probleme mendore, me pas gruaja e tij e mbeshteti plotesisht kur kuptoi qellimet e verteta. "E di qe do te jete dicka e dhimbshme, por nuk krahasohet me ate tmerr qe perjetojne trupat ne front. Kjo eshte nje menyre per te nderuar ata burra dhe gra kurajoze per gjithe jeten time", u shpreh Clark.