Taulant Xhaka ka zbuluar se do ta ketë nënën “kundërshtare” në Kampionatin Evropian. Ylli i Kombëtares Shqiptare ka zbuluar se babai i tij, Ragip Xhaka është 50% tifoz i Shqipërisë dhe 50% tifoz i Zvicrës.
“Babai është 50 me 50. Nëna bën tifo 100% për Zvicrën. Fakti që 150% e familjes bëjnë tifo për Zvicrën, më japin edhe më shumë kënaqësi nëse do të fitoj me Shqipërinë” thotë Xhaka.
I pyetur për raportet që e presin me Granitin në fushë, Xhaka ka thënë se nuk do ti kursejë as ndërhyrjet.
“Nëse duhet, unë do ti shkaktojë edhe Granitit faull sepse ky nuk është sport shahu, por futboll” deklaron Taulant Xhaka.