Taulant Xhaka nuk ka qenë i gatshëm për takimin e sotëm ndaj Rumanisë, një zgjedhje e cila mësohet se është bërë nga trajneri Xhani De Biazi.
Tekniku, pasi ka parë mesfushorin të ndërpriste në mes stërvitjen e fundit ditën e shtunë për shkak të temperaturës së lartë, ka vendosur që ai të mos përllogaritet mes lojtarëve të gatshëm për këtë ndeshje.
Duket se De Biazi ka dashur t'i japë një sinjal futbollistit, i cili kishte shprehur në mënyrë demonstrative pakënaqësinë e tij në momentin kur u ndërrua gjatë sfidës kundër Zvicrës.