Te Uriturit

Jane demode te uriturit, si farket e dikurshem
Ose si letrat me psheretima te dashurise
Ose si kembanat kur gjuhezen ua heqin
Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

Demode , si kostumet e vjetra qe ruhen nder baule,
Qe i ha mola pa u ndjere ngadale
Si zenia e vesheve me duart e tua
Qe mos e degjosh ulerimen kur ke dhembje dhemballe.

Te uriturit jane gjithmon me te paket se te vdekurit
(Te vdekurit bejne zhurme, ulerijne-hata)
Te uriturit qe i pyet dhe i vdekuri i fundit
-- Kush ishe ne kohen e krimit, vella?

Jane demode te uriturit, si ato hamamet
Qe rastesisht i shohin diku, periferise
Tani kur dhe paralitiket duan tevrapojne
Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama