Te arrestuarit e kokaines refuzojne statusin e te penduarit

Te arrestuarit e kokaines refuzojne statusin e te penduarit

Dy kolumbianët e arrestuar në laboratorin e kokainës të Xibrakës ishin të vetmit që dhanë informacione për punën që bënin. Të tjerët kanë heshtur, para prokurorëve që i kanë ofruar të gjithëve statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por pa rezultat.

Asnjë nga 9 të arrestuarit si pjesë e trafikut dhe përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, nuk pranoi të flasë apo të bashkëpunojë me prokurorinë.

Burimet e ABC thanë se gjatë marrjes në pyetje, veçmas nga njëri-tjetrit, të arrestuarve i është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për detaje te tjera te trafikut.

Por përgjigja për hetuesit ka qenë mohuese nga të gjithë. Pavarësisht refuzimit për të bashkëpunuar me prokurorinë, kolumbianët në momentin e përballjes me Gjykatën, kanë dhënë detaje që nga mënyra e ardhjes nga Kolumbia, rrugën e ndjekur, vendqëndrimin në Tiranë dhe punën që bënin.

Burimet nga grupi hetimor i thanë ABC se njëri nga tre prokurorët e çështjes do të marrë përsëri në pyetje dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Valter Moreno duke i ofruar edhe status të bashkëpunëtorit.

Ndërkohë burimet saktësuan se Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ende nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me evidentimin e pronave dhe bllokimin e tyre në bazë të ligjit Antimafia. Prokurorët kanë kërkuar edhe blllokimin e llogarive bankare, të cilat tashmë janë evidentuar nga drejtoria e pastrimit të parave.

ABC ka mësuar se disa nga avokatët e 9 të arrestuarve kanë dorëzuar ankimin në Gjykatën e Apelit për krime të rënda, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të arrestit me burg për të dyshuarit e arrestuar pasditen e datës 14 janar në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama