Meshkujve u bën mirë të bëhen baba. Të qenit prindër i mbron nga sëmundje kardiovaskulare dhe burrat që nuk kanë fëmijë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u prekur nga problemet kardiake. Përfundimin e ka nxjerrë një superstudim i bërë në 135 mijë meshkuj mbi të 50-at, i publikuar në Human Reproduction. Por në të kundërtën, sipas kërkimit, është e mundshme që steriliteti mashkullor është një këmbanë alarmi e gjendjes së tij shëndetësore dhe një nxitës për sëmundje të tjera si tumoret dhe problemet kardiovaskulare.