Te behesh tape? Tashme ndodh me shpesh te femrat

Të bëhesh tapë? Tashmë ndodh më shpesh te femrat
Alkooliste happy hour
Janë gjithmonë e më shumë në numër. Dhe të reja. Aq e vërtetë sa studimet në Europë thonë: “Numri i vajzave që konsumojnë rregullisht alkool është rritur 113 për qind vitet e fundit. Dhe femrat përbëjnë gjysmën e pacientëve”. Shpesh të diplomuara (sipas të dhënave të studimeve, konsumi i alkoolit ndërmjet femrave është përpjesëtimor me statusin profesional të tyre) dhe me një stil jete stresant, “e përdorin pijen si vetëmjekim”, thonë psikologët. “Në kuptimin që përpiqen të mbushin boshllëkun, vetminë. Zakonisht fillojnë të pinë në perëndim të diellit, kur shkëputen nga angazhimet profesionale e duhet të përballen me jetën personale. Në atë kohë, ankthi nis të rritet e të kërkojë të zhduket nga cocktail-et, vera, alkooliket e forta”. Një etilizëm i lidhur me depresionin që, në vend që ta kurojë, e rëndon: ndërkohë që alkooli është helm për sistemin qendror nervor, shkakton depresion dhe krijon ankth, duke rigjeneruar një rreth vicioz, që të bën të pish më shumë”, shpjegojnë psikologët. Përveç kësaj, femrave iu duhet më pak se meshkujve për t’u dehur, sepse “kanë një sasi më vogël alkooldehidrogjeni (një enzimë tretëse). Prandaj filtri i parë për në stomak është më pak i efektshëm dhe alkooli hyn në procesin e tretjes thuajse i plotë”.

Gra gjithmonë e më “mashkullore”
Sipas psikologëve, “pija modifikon ekuilibrat hormonalë femërorë, ndikon mbi ciklin e të bën më mashkullore. Gjatë shtatzënisë, shkakton keqformime të frikshme të fetusit, ndërsa gjatë ushqyerjes me gji mund të shkaktojë vonesë në zhvillimin mendor të foshnjës”. Asnjë pikë alkool pra, nëse jeni shtatzënë. Ndërsa normalisht, nevojitet të kufizohesh në “një gotë e gjysmë verë në ditë ose një krikëll birrë apo një cocktail alkoolik, duke ndjekur këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetit”, thonë specialistët. “Shumë femra i kalojnë dozat që organizmi mund t’i metabolizojë. Kanë një problem abuzimi, që mund të dëmtojë shëndetin e tyre, pa e vënë re fare. Sepse pinë në orare dhe situata shoqërisht të pranueshme, pa u ndjerë skllave të alkoolit. Varësia që shkakton sindromën e abstinencës ngulitet pas disa vitesh. Por është konsumi i tepërt që shkakton simptoma psikofizike, për llogari të vetën. Femra që pi shumë, nuk ndihet në formë, mund të vuajë nga gastriti, irritohet lehtë, është agresive, e depresionuar, me ankth. I duhet shumë të përqendrohet në punën e saj ”, shpjegojnë psikologët. Hapi i parë është “të pranojnë problemin. Nëse nuk ia dalin vetë, duhet të konsultohen me mjekun. T’i drejtohen pastaj një psikologu/psikiatri, ose deri një alkoologu, për të përshtatur një trajtim dezintoksikimi e mbështetje psikoterapeutike”.

Rrugë për të shpëtuar nga varësia
Le të flasim qartë: askush nuk bëhet e varur nga zbardhuesi i rrobave, por pija nuk krahasohet, ajo të pëlqen. Alkooli modifikon mendimet, ndjenjat, heq emocionet, të qetëson. Nis të pihet për këto qëllime. Pastaj, marrja e alkoolit vlerësohet në rrafshin e trurit nga lëshimi i dopaminës. Në disa njerëz barra bie te sistemet e kontrollit dhe nis varësia. Rreziku është më i madh për ata që kanë një prirje gjenetike: pra një variant të kromozomit 11 e në veçanti të gjenit që kodifikon receptorët e dopaminës”, - shpjegojnë mjekët. Kush do të shpëtojë nga kjo, ka më shumë zgjidhje: Të kontaktojnë me qendrat e specializuara, të cilat nuk janë aq të frikshme sa duken. Shumë specialistë dinë të japin zgjidhjet e duhura. Një zë esëll specialisti vjen në ndihmë, jo gotat.

Nga Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama