Sondazhi ka përmbledhur dhjetë përgjigjet më të shpeshta pse nuk bëhet seks. Ato në fakt tingëllojnë më shumë si shfajësime apo justifikime, por që gjithsesi përdoren nga 99 për qind e të intervistuarve. Shprehja më e zakonshme pse nuk duhet bërë seks, është tipikja “Jam i ose e lodhur”.
Më poshtë gjeni dhe të gjitha arsyet e nxjerra nga personat pjesëmarrës në sondazh.
Lodhja e ditës më ka këputur
Kam një dhimbje koke që s’po më shqitet
Nuk kam dëshirë të bëj seks
Kam kaq punë sa nuk e kam mendjen te seksi
Bobo sa herët duhet të zgjohem nesër në mëngjes, ndaj gjumë dhe asgjë tjetër
Të bëj seks? Uff, sa më nervozon kjo gjë
Do të bëjmë seks? Ah sikur, por ja bebi po qan
Seks ne të dy? Harroje, nuk jemi njohur aq sa duhet
Dakord, le ta bëjmë, por më parë shko futi një dush
Më dhemb shpina kaq shumë sa më mirë e lëmë për herë tjetër