Seksi i shpejtë
Seksi i shpejtë është një zgjidhje për jetën e ngarkuar, por ai ofron shumë më tepër se kaq. Është më se i përshtatshëm për ato martesa ku burri ka nevojë për më shumë seks/javë se sa gruaja, madje edhe për ato martesa, ku, me kalimin e kohës, nevoja për të bërë dashuri është fashitur. Do të rizbuloni kështu kënaqësinë dhe pasioni do të rikthehet në lidhjen tuaj.
I shpejti është fantastik edhe për në mbrëmje, atëherë kur jeni shumë të lodhura për një seancë të gjatë dashurie, por nuk doni t\'ia prishni burrit, sepse edhe vetë doni të ndiheni të lumtura në krahët e tij, por pa shumë lodhje.
Por, dalim në anën tjetër të medaljes. Burrave ju pëlqen seksi i shpejtë, i cili në shumicën e rasteve është i mjaftueshëm për ta. Po ju? Përderisa shkenca thotë se femrat arrijnë në kulmin e kënaqësisë seksuale më ngadalë se burrat, atëherë seksi i shpejtë do t\'ju duket si një gjellë e ngrohtë dhe tmerrësisht e shijshme, të cilën ua marrin sapo keni shijuar disa lugë.Atëherë, ç\'duhet bërë?
Një çift amerikan, që bënte vetëm seks të shpejtë, përfundoi te terapisti i martesës dhe aty e zgjidhi problemin; por për ne shqiptarët që kemi më shumë besim te forcat tona dhe, aq më tepër, kur këtu s\'ka terapistë të tillë, ja disa metoda: Krijoni një atmosferë romantike në banjë, me vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë, rrethuar nga qirinj (e keni të lehtë tani që s\'ka mjaft rrymë) dhe nisni të fërkoni njëri-tjetrin e të putheni.
Romanticimi do të ngadalësojë ritmet. Nëse ai ende nuk merr vesh, atëherë thuajani me zë të ëmbël se seksi i shpejtë është shumë zbavitës, por se keni nevojë edhe për diçka më të ngadaltë, keni nevojë për më shumë kohë që të ndiheni edhe ju plotësisht të kënaqura.
Seksi i rehatshëm
Është një nga privilegjet e monogamisë. Seksi i rehatshëm është të bërit dashuri që mund të shijohet vetëm nga dy njerëz që e njohin njëri-tjetrin dhe trupat e tyre shumë mirë. Dini në ç\'vend të trupit të prekeni e ngacmoheni që të ndiheni të kënaqur.
Nuk ofron surpriza, por edhe kjo është një nga pikat e forta të tij. Nuk do të thotë që meqenëse është i rehatshëm, nuk është eksitus: ndonjëherë pikërisht kjo e njohur mirë ju ndez më shumë.
Nëse ai nuk e pëlqen seksin e rehatshëm, thuajini se ndonjëherë keni nevojë më tepër për ndonjë përqafim, se sa për të bërë dashuri, dhe se ky lloj seksi ju bën të ndiheni të sigurta dhe të kënaqura.
Nëse nuk bindet, bëjini një masazh, ose kërceni një muzikë të lehtë së bashku, sa për t\'i kujtuar se seksi nuk është gjithçka. Por kujdes! Shumë seks i rehatshëm mund të jetë i mërzitshëm.
Për të parandaluar këtë rrezik, planifikoni një ditë dhe prisni derisa fëmijët të flenë (nëse s\'keni fëmijë, akoma më mirë). Vishuni seksi, hani një darkë të shijshme, dhe pastaj bëni dashuri në tavolinën e bukës. Ndërrimi i zakonit do të sjellë patjetër një ndryshim në eksperiencën seksuale.
Seksi tru-heqës
Ndonjëherë keni fat dhe bëni një nga ato dashuri, që ju kujton se jeni ende një çift i nxehtë. Zakonisht, ja cilat janë rrethanat kur ju përjetoni një takim të tillë të shumëpritur: fëmijët nuk janë në shtëpi; është përvjetori juaj ose jeni me pushime.
Seksi special për raste të veçanta është ai që thyen monotoninë dhe ju jep mundësinë për të rënë sërish në dashuri. Shumë çifte e shpëtojnë martesën e tyre të mërzitshme, pikërisht gjatë pushimeve. Herë të tjera, seksi tru-heqës është rezultat i ndonjë gjëje të re, që funksionon.
Zbuloni rastësisht ndonjë gjë dhe seksi kalon menjëherë nga i zakonshëm në fantastik. Ky zbulim mund të jetë ndonjë pozicion i ri, ndonjë muzikë sensuale që ju prek të tërën, ose çdo gjë tjetër.
Jeta e përditshme mund të bëjë që ky lloj seksi të duket si një ëndërr e parealizueshme. Njerëzit e mbledhin mendjen dhe nuk përpiqen të arrijnë në këtë nivel, sepse mendojnë se do të bëjnë dashuri në këtë mënyrë atëherë kur të vijë koha.
Por ata harrojnë se kur je i martuar dhe me fëmijë nëpër këmbë, atëherë duhet një sforcë më tepër për të ndezur atmosferën. Provoni të bëni dashuri në një dhomë tjetër, ose thuajini burrit kur jeni në publik, se nuk keni veshur të brendshme. Çdo truk i vogël do të funksionojë.
Fantazitë janë një tjetër rrugë për të ngritur jetën tuaj seksuale në një nivel më të lartë. Zbuloni se cilat janë 5 fantazitë kryesore erotike të njëri-tjetrit, zgjidhni nja dy që ju pëlqejnë të dyve dhe pastaj bëjini. Dhe pas tërë këtyre këshillave mbani ndër mend: Askush nuk mund të ketë një jetë seksuale 100% të këtij niveli. Trupi juaj nuk e përballon dot dhe po të mendoheni mirë, as ju nuk do të donit një "tërmet" në shtrat çdo mbrëmje.