Te braktises nje Ferrari per shkak te gjobave

Te braktises nje Ferrari, per shkak te gjobave
Një makinë me vlerë 1.2 milion euro do të nxirret në ankand dhe mendohet se është makina më e shtrenjtë që ka shitur ndonjëherë policia. Ferrari Enzo, model që është prodhuar vetëm 399 gjithsej, u konfiskua nga policia pasi u gjet i braktisur në një park në Dubai, mbuluar nga rëra. Makina e kuqe, pronar i së cilës është një britanik, është një nga 10 makinat më të shpejta që është prodhuar ndonjëherë. Mendohet se pronari e ka braktisur makinë pasi ndaj tij është hapur një çështje për mospagim të gjobës. Shumë prej të gjobiturve braktisin makinat e tyre të shtrenjta sepse në Dubai të jesh në borxh konsiderohet krim dhe ata në këtë mënyrë evitojnë burgun dhe shpesh emrat e tyre futen automatikisht në listën e të kërkuarve të Interpolit. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe thonë se pronari britanik, emri i të cilit nuk bëhet publik, e ka lanë makinën të përkuar për 20 muaj pas gjobitjes. Policia e Dubait mblodhi mbi 2 milion euro gjatë pesë ankandeve të fundit ku u shitën makinat dhe motorët e konfiskuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama