Të dashur grekë,
Ju jeni një popull krenar, një vend krenar. Të nesërmen do të zgjidhni sërish parlamentin tuaj. Ju thoni: Ne jemi të lirë.
BILD u thotë ju: Ju e keni në dorë. Ky është ndryshimi.
Nëse ju nuk keni nevojë për miliardat tona, mund të votoni cilindo batakçi majtas e djathtas që ju dëshironi.
Por që prej dy vitesh është fakt se nga bankomatet tuaja dalin euro sepse ne, gjermanët, dhe të tjera shtete të BE, i kemi futur aty brenda.
Por ne nuk e quajmë komike që ju në Greqi vazhdoni të na quani nazistë. Diçka duhet ta keni të qartë: Nëse tek ju fitojnë ato parti që duan t’i japin fund marrëveshjeve për reformat e kursimet- ne nuk do paguajmë më.
Marrëveshja ishte: Ju do e ktheni vendin në shina, ne do ju ndihmojmë të ecni përpara. Nëse ju nuk doni, as ne nuk duam. E keni ju në dorë.
Nesër është zgjedhja juaj. Por në fakt nuk keni zgjidhje. Ju duhet të zgjidhni mes dhimbjes së arsyeshme dhe shkatërrimit absolut.
Ne druhemi se ju nuk e keni kuptuar këtë gjë.
Përshëndetje.
BILD