Të dhëna për parkun Arkeologjik Amantia: Sipërfaqja brenda mureve rrethues :15 hektarë. Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë.
Harta.
Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.
Veri:vargu i kodrave.
Perëndimi:varrezat Jug:kufizohet me luginën e përroit.
Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Itinerari: rruga për në parkun Arkeologjik Amantia përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine nëpërmjet këtij itinerari tashmë të zbardhur:
Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.
Rrugë lidhëse depërton deri në fshatrat e zonës Kudhës- Gërhotit.
2-NË RRETHIN E VLORËS
Rrethi i Vlorës gjendet i pozicionuar në jugperëndim të Shqipërisë .Rrethi i Vlorës është në jug të rrjedhjes së jashtme të lumit Vjosë. Rrethi i Vlorës pjesë e dy zonave të mëdha me shtrirjen e tyre:Ultësira e Vlorës fushat e Myzeqesë së Vogël.
Kufizimet (76 km) në lindje është kufizimi i rrethit të Vlorës me rrethin e Tepelenës, (29 km pak ne juglindje me rrethin e Gjirokastrës , (6km) ne jug dhe jug lindje me rrethin e Sarandës, (19 km) në jugperëndim dhe perëndim me detin Jon dhe Adriatik.(144 km) Sipërfaqja e përgjithshme e këtij rrethi brenda këtyre kufijve është 1609 km e barabarte me 5.59% .Në kufizimin e këtij qyteti me rrethin e Tepelenës gjendet aktualisht parku Arkeologjik Amantia.
3-SITET
1-gropa e Kovaçit
2-kalaja
3-lëmi i Pecit
4-Qafa e varreve
5-qafa e Pazarit
4-MONUMENTET
1-Stadiumi
2-murri rrethues i akropolit,porta e hyrjes juglindore
3-tempulli Afrodites dhe bazilika paleokristiane
4-nekropoli
5-objekte te tjera
5-RESURSET ARKEOLOGJIKE
a-gropa e Kovaçit.
b-kalaja
c-lëmi i Pecit
d-qafa e varreve
e-qafa e pazarit
6-BURIME NATYRORE
Zona ku shtrihet parku arkeologjik Amantia është një zonë rurale. Lartësia mbi nivelin e detit 630 m. Mali i Sevasterit. Vendi i mirë preferohet nga vizitorët.
Komuna Sevaster
Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë:fshatrat Sevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.
Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike,Sipërfaqia km 90.7
Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %.Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32
Dendësia 37.2 banor/km.
Ndër resurset që ka kjo komunë janë:
-Pyje 1772ha.
-Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l.
-Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 21000/s.
-Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejt ha 9140 ha.Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46,pyje 1772,livadhe 1294ha.
-Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet Gurë,lloji i burimit malor,prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit.
-Shëndetësia 1 qëndër shëndetësore,3ambulanca,4 konsultore.
7-POZICIONI GJEOGRAFIK
.
Amantia i përket Ilirisë,amantët kanë qenë ilir.
2-Pas vitit 148 pe.e.s Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë e cila kishte nën sundim edhe një pjesë të Ilirisë së Jugut.
3-Në ndarjen e provincave romake në shekullin e II e.s,Amantia i përket Epirit.
4-Amantia përkrahë Cezarin në luftërat civile kundër Pompeut.
5-Nën muret e saj,ushtria bizantine luftoi kundër saraqenëve.
1-Amantia është qytet ilir Shek.IV.pe.s
2-Scylacis:amantët janë ilir nga bulinit dhe Amantia nuk ishte një qytet grek.
Plini duke patur dijeni nga Theompapi i ka quajtur barbar,amantët bashkë me bylinët.
4-Stefan Bizantini:Amantia ka qenë krahina e ilirëve. Deri diku janë të qartë edhe kufijtë e territorit të banuar nga mantot. Në malet Keraune ata kufizoheshin me konëtë. Fqinjët juglindor të tyre ishin amantët,kurse në lindje kishin bylinët.
5-Dy qytet Amantia dhe Bylysi kanë patur marrëdhënie e afërsi të mira,fqinjësi që mbrinte nga origjina e përbashkët.
6-Amantia si krahinë ndodhej nën vartësin e shtetit ilir.
7-Dobësimi i shtetit ilir,fuqizimi i shtetit të Epirit. Amanttia përmendet në përbërje të këtij shteti.
8-Duke kapërcyer vitet 268 p.e.es Amantia është e pavarur.
Pret monedhën e vet.
9-Shekulli i II p.e.s Amantia ruante autonominë.
10-Shekulli i I.pe.es është e përmendur si qytet i Ilirisë Jugore. Në hartën jugore të qyteteve ilir janë edhe Apollonia,Bylysi,Orikumi.
11-Plini shqyrton variantin se “amantët ishin barbar dhe të lirë...
8-SI E KANE PËRCAKTUAR DISA AUTORE
1-Scylaksi.Amantia kishte një rryp toke të gjatë 60 stade.
2-Ptoleme shqyrton një qytet në brendi të vendit dhe për një skelë që del në det.
3-Lukofront shqyrton për një qytet bregdetar dhe lidhja e tij me abantët.
4-Apollon Rodi,shqyrton:Banorë të krahinës së maleve Keraune,fqinjë të amantëve i ka bërë abatët.
5-Kalimaku në librin “Përshkrimi i Maqedonisë”,përdor emrin Amantia në vend të Abatia. Amantia ishte një krahinë e ilirëve,por banorët i quan abontë.
Amantia ka qene qytet tipik ilir i vendosur ne maje kodre, nje karakteristik kjo për vendbanimet e fortifikuara ilire. Gjatësia e përgjithshme e mureve rrethuese te qytetit është 2200 m, ndërsa sipërfaqja e brendshme e fortifikimit ishte 500 e gjate dhe 60 m e gjere. Amantia është themeluar rreth viteve 350 para Krishtit, dhe ka mundësi te jete ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve qe ka dominuar ushtarakisht ne rajonin nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun). Kjo fortese e madhe dhe e fuqishme kishte4 porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse ne veri. Amantia luajti një rol te rendesishem mbrojtës qe nga lugina e lumit te Vjosës ne drejtim te lindjes, si dhe te rrugës ne drejtim te bregdetit dhe Gjirit te Vlorës.
9-QYTET
Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qendër e rëndësishme. E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qenë i fortifikuar me murre. Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues, duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit. Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve ,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.
10-EKZISTENCA
Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i tillë:
1-Lindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohë shekuj të largët. Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme skllavopronare. Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qenë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S. Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit .Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir. Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor.
2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.
3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregtia janë nën zotërimin e romakëve. Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin ilir fenomenin e zbehjes së tij. Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.
4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qendër peshkopale. Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet.
5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire.
11-PËR EKZISTENCEN
Amantia është fokusuar shekuj më parë në dritën e botimeve të huaja. Studiues,udhëtarë,arkeolog ,gjeograf, të gjithë këta duke kërkuar rrënjët e një qytetërimi të lashtë ilires kanë ndriçuar pjesë nga ky qytetërim dhe monumentet e tij ,por ajo që i ka befasuar të gjithë këta ka qenë mënyra e ndërtimit të qytetit të lashtë në shpatet e një mali. Ndonëse studiuesit citojnë se qytetet ilire u ngritën në lartësi të tilla,Amantia ky qytet i lashtë të mrekullon sot me këto monumente të tilla që shprehin artin e ndërtimit ilir në lartësi malesh e shpatesh duke krijuar vende për godina dhe ambjete që i duhen një qyteti malor për të zhvilluar jetët e tij por duke zgjidhur më parë një mënyrë inxhinjerike veprat monumentale që më parë se nga letrat kanë shpërthyer nga shpirti krijues e ndërtues i këtyre popujve sa të lashtë,aq të mençur të ditur,të zot,për të sjellur qytetërime atje ku bota e ka patur të vështirë ardhjen e tyre,shtrirjen e tyre, prandaj mbeten të pakët sot të tillë qytetet të zbuluar ,mbeten atraksione të veçantë midis të cilëve Amantia sot është prezent ,është pjesë e këtij trualli që mbetet pjesë e jona e gjithhershme është qytetërimi i paraardhësve tanë,pjesë e një historie të ndiçme,të pashkueshme nga kohët.
Në shpatet e këtij mali kanë gjezdisur me ditë kërkuesit,për të rënë në gjurmët e këtij qytetërimi ,aty ku dheu ynë e kishte përpirë brenda barkut të tij. U fsheh,u humb dhe u largua për kohë-shekujt Amantia,por ora e ndriçimit të saj mbriti. Amantia sot është hapur park Arkeologjik. Është i dytë nga parqet e këtij rrethi që Ministria e Kulturës e futi në hartën parqeve arkeologjike të vendit. Është një qendër arkeologjike e vizitueshme. Amantia afron stadiumin si vend të vizitueshëm që në botën tonë janë të rrallë,atraksione të tillë në shpatet e këtij mali në jug të Shqipërisë.
Duke njohur nga gërmimet arkeologjike Amantien,nuk kërkon shumë shqyrtime, arsyeje e ardhjes së studiuesve të huaj në shpatet e këtij mali për të gjetur këtë qytetërim. Nëse Amantia do të ishte veçse një qendër e vogël e pazhvilluar, nga hartat e kohës ajo do të ishte fshirë përgjithmonë ashtu si tjera qendra të tilla që humbën rrugës, nën baltovinën e ftohtë. Interesi për Amantian ka lindur nga arsyeja e thjeshtëzuar. Amantia ka qenë një qendër e një qytet që ka pasur si kohë shekujt dhe ndoshta një mijë vjet jetë. A mund të humbte ,ose të fshihej një kohë kaq e gjatë jete e një qytetërimi dhe pikërisht atij ilir? Ka qenë pasioni i të gjithë kërkuesve të huaj dhe vendas atyre që në veprat e tyre kanë cekur Amantien si qytetërim në shpatet e këtij mali. Prandaj Amantia rron,flet historia e këtij qytetërimi ilir me gjuhën e monumenteve të saj,që janë sot pjesë e një trashëgimia të hershme të paraardhësve tanë.