Te drejtat e gay-ve ne programin mesimor MASH OK kerkeses se Totozanit

Te drejtat e gay-ve ne programin mesimor, MASH, OK kerkeses se Totozanit
Kërkesa e bërë pak kohë më parë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani ndaj Ministrisë së Arsimit për të përfshirë në programe shkollore, edhe kurrikula të njohurive për komunitetin LGBT(lesbike, gej, biseksual, transeksual) duket se ka gjetur mirëkuptimin e ministrisë.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se, janë të gatshëm të bashkëpunojnë lidhur me kërkesën e paraqitur nga Totozani, në mënyrë që të implementohen orë të hapura mësimore, të organizuar në formë debati të lirë, në qendër të të cilit do të jenë të drejtat e njeriut në tërësi, duke përfshirë kështu në debat edhe të drejtat e komunitetit LGTB.

Në letrën e tij drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, Avokati i Popullit ka kërkuar që programet shkollore të pajisen me kurrikula dhe programe mësimore të njohurive dhe informacioneve për komunitetin LGBT, “me qëllim arsimimin në një mjedis të sigurt, pa dhunë, fyerje, përjashtim social apo trajtim çnjerëzor lidhur me orientimin seksual apo me identitetin gjinor”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama