Te fundit ne Europe per pastertine e ujit

Te fundit ne Europe per pastertine e ujit

Agjencia Europiane e Mjedisit ka monitoruar për herë të parë cilësinë e ujit në zonat ku mund të lahesh në Shqipëri, së bashku me vendet e tjera të BE-së. Agjencia, në varësi të Komisionit Europian, arrin në përfundimin se në vitin 2013, ujërat për t’u larë në Europë janë të një cilësie shumë të lartë. Më shumë se 94 për qind e ujërave për larje plotësojnë standardet minimale të cilësisë së ujit sipas direktivave të BE.

Nga këto, 96.8 për qind është uji në zonat bregdetare dhe 89.7 për qind uji në brendësi të vendeve të monitoruara. Në krye, për ujin më të pastër, qëndron Qipro, me 100 për qind të ujit të përshtatshëm me direktivat e BE. Më pas vjen Luksemburgu me po 100 për qind, Malta me 98.9 për qind, Kroacia me 94.9 për qind dhe Greqia me 93.2 për qind. Më keq në Europë është Estonia, ku 5.7 për qind e ujërave janë të papërshtatshme për t’u larë.

Më pas vjen Holanda me 5.1 për qind, Belgjika me 3.5 për qind, Franca me 3.5 për qind, Spanja me 3.3 për qind dhe Irlanda me 3.0 për qind. Por destinacionet për plazh në Shqipëri janë edhe më keq se kudo, pasi 8.2 për qind e ujit është i papërshtatshëm për not. Megjithatë në raport thuhet se Shqipëria nuk është krahasuar direkt me pjesën tjetër të Europës, pasi përfshihet në studim për herë të parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama