Te gjitha batutat e Dritan Shakohoxhes gjate Boterorit

Te gjitha batutat e Dritan Shakohoxhes gjate Boterorit
Kampionati Boteror Afrika e Jugut 2010, do te mbahet mend per shume gjera. Qe nga organizimi, qe u zhvillua per here te pare ne nje vend afrikan, po ashtu ky Kampionat nxori edhe nje kampione te re qe eshte Spanja. Nje tjeter e veçante e ketij Boterori ishte edhe perdorimi i vuvuzelave, qe ne fillim dukeshin te padurueshme, por u bene te dashura per shume tifoze. Por ky Boteror per ne shqiptaret ishte edhe me i kendshem per shkak te komentimit te rralle te ndeshjeve nga komentatori i famshem Dritan Shakohoxha.

Komentet me emocion, por sidomos batutat qe Shakohoxha ben gjate ndeshjeve, e kane bere ate komentatorin me te dashur per shqiptaret. Madje ka nga ata tifoze qe nuk mund t’i shohin dot ndeshjet pa komentet e Shakohozhes. Fama e ketij te fundit ka arritur deri ne ate pike, sa ne rrjetin social me popullor ne bote, “Facebook” i eshte hapur nje faqe me emrin “Theniet e Shakohoxhes”. Ndersa vete Shakoja gjate intervistave qe ka dhene, ka theksuar se batutat atij i vijne duke komentuar ndeshjet, dhe se nuk i pergatit ato me pare. Madje ai pas ndeshjes i ka harruar batutat qe ka thene. Por batutat i tij nuk i harrojne fansat e futbollit, qe e kane shpallur ate si komentatorin me simpatik ne Shqiperi.

Batutat gjate Boterorit

Robben...Robben me i shpejte se Campdevila...por
jo me i shpejte se topi....
(Hollande-Spanje)

Ja dhe Pedro Rodrigues..... Pedritto siç i thone ne Spanje....
(Hollande-Spanje}

Ka ngelur vetem nje pa u ndeshkuar me karton te
verdhe, vetem nje nga miqte e mi, Sneijder...edhe Stekelenburg...edhe Mathijsen...
(Hollande-Spanje)

Ndeshja Gjermani-Spanje, ne momentin kur Pedro sulmon porten.
“Shikoni te dashur teleshikues Pedron, i eshte afruar portes i bindur dhe me shprese, ndoshta i bindur jo, por me shprese”.

Plan i pare per Kaizerin, Franz Beckenbauer, duhet te nderpresim çdo mendim kur del ai ne ekran...
(Gjermani-Spanje)

Starton tani kjo ndeshje dhe nuk dihet se kur do te mbaroje...por nje gje eshte e sigurte miq...ne jemi ketu per ta shikuar dhe shijuar...vetem ne HD!!!
(Gjermani-Spanje

Ishte vija ne pozicion te parregullt dhe jo Capdevilla...
(Gjate nje ndeshje te Spanjes)

Mbreti Juan Carlos nuk ka ardhur te shohe kete gjysmefinale sepse eshte i demtuar fizikisht ai...ka nje problem ne kavilie...
(Gjermani-Spanje)

Webo ka gjuajtur.... ehh ka dashur te dergoje topin jashte stadiumit. Te shikojme perseritjen... e ka kaluar, e ka kaluar stadiumin (Kamerun – Danimarke)

Nje top si nje shpulle ne fytyren e Mertesacker por qe atij i eshte dukur si nje puthje...(dhe pas pak)...thuhet "nuk do doja te isha ne vendin e tij" por ai eshte shume i lumtur qe ndodhej aty...
(Argjentine-Gjermani)

Dhe kot nuk thone çdo e keqe e ka nje te mire, Argjentina eliminohet por nuk do te shohim Maradonen lakuriq i cili kishte deklaruar qe po te fitonte Boterorin do dilte lakuriq ne rruget e Buenos Aires...
(Argjentine-Gjermani)

Argjentina nuk mund te fitoje dot kunder Gjermanise edhe pse ka ne stol Zotin dhe fushe Mesian...
(Argjentine-Gjermani)

Shvainsteiger dhe Messi veshin te dy kepuce Adidas, ndryshimi eshte se ne Boteror duket se Shvainsteiger ka veshur kepucet qe vishte Messi gjate sezonit me Barçen dhe Messi ka veshur kepucet qe vishte Shvainsteiger gjate sezonit me Bayernin..
(Gjermani-Spanje)

Dhe Podolski mund te shkruaje ne curriculumin e vet: nje dite i madhi Diego Armando Maradona me pasoi nje top...
(Argjentine-Gjermani)

Batuta te tjera nga Shakohoxha

1 - Tifozet kane nje afeksion te veçante per motren e zotit Bollano (Shqiperi - Danimarke 2009)

2 - Shijoni magjine qe vjen nga Afrika (Barça - Inter 2010)

3 - Lucio me siguri ka grisur shume bluza por kjo eshte hera e pare qe ai ben kete me nje mashkull (Barça - Inter 2010)

4 - Tentoi te kapte porten prej 7 metrash por nuk kapi dot as fundoren prej 50 metrash (Barça - Inter 2010)

5 - Kur u be dhe Gattuso per te dhene asist, normale te rrije gjithe diten me Ronaldinjo me Kaka dhe me Paton do i mesonte njehere dhe ai.

6 - Keta qe shihni jane tifozet greke, asnje biond por as nje biond ama!!!! (Olympiakos - Roma 2006)

7 - Nje Stadium perfekt e ka nje defekt (Man Utd-Milan)

8 - Me ne fund Goran Pandev vendos me mire mos t’i kete floket sesa ti kete ne ate menyre te tmerrshme.

9 - Dhe ne rrjete ka perfunduar por jo topi por Rio Ferdinand te nderuar teleshikues (Chelsea - Man Utd 2008)

10 - Ka mesuar te kaloje nga shalet edhe brigadieri i Barcelones Puyol (Real Madrid - Barcelona 2010)

11 - Ky eshte Sagna, mbrojtesi i Arsenalit qe largon topin dhe e vetmja gje qe mund te them eshte urime parukierit te tij, ky eshte high definition miq...unikal...

12 - Pavon luan me Realin vetem sepse ka shtepine afer stadiumit

13 - E pabesueshme, autoshtylle (2008)

14 - Ja edhe barbari serb! (Per Mihajloviç ne nje ndeshje te Lazios gjate kohes se luftes ne Kosove)

15 - Ne stadium ndodhet dhe ministri Spango...me falni Pango, ngaterresa te tilla ndodhin...

16 - E pra AZ eshte ekip futbolli dhe jo paste dhembesh (AZ Alkmaar - Olimpiakos)

17 - Marrje e bukur e topit, dhe dalin bosh te gjithe perballe tij! (Besa - Dinamo 2009)

18 - Te jesh tifoz i Palermos dhe i Juves eshte njesoj si te jesh i Permetit dhe Tiranes, te jesh nga Permeti, te jetosh ne Tirane, te punosh ne Tirane, rrogen e çon ne Permet, i hipen autobusit, ndalon ne Fier, pi nje kafe...

19 - Sot Interi ka dy sulmues Samuel Etoo dhe Diego Milito, njeri luan si mbrojtes i majte dhe tjetri si mbrojtes i djathte.

20 - Ky eshte high definition, dhe duket sikur Gattuso rrezohet ne shtepine tende.

21. Roberto Karlos e ka derguar topin tek parkingu i Bernabeut

22. Gatuzo pas shume vitesh qe stervitet me yjet e botes me ne fund ka bere mrekulline: ka mesuar te jape assist.

23. Nje futbollist ne dyluftim me Bogdanin mbahet tek mbathjet e tij dhe rrezohet
Batuta e Shakohoxhes: Nese do ish mbajtur pak me lart sigurisht qe nuk do te rrezohej.

24. Duke pare qe luan futboll per me teper ne nivele te larta nje si Materaci, te gjithe mund te enderrojne nje dite se mund te behen futbolliste.

25. Berisha (sulmuesi i kombetares) nuk ka pasuar tek Skela qe ishte i vetem me porten bosh.
Batuta e Shakohoxhes: Ehh si mund te pasoje nje Berishe…. Berishet ne pergjithesi kerkojne ta bejne gjithçka vete.

Sisinjo braziliani i Romes eshte i vetmi nga 6 vellezerit e tij qe ka lindur ne maternitet, te tjeret te gjithe ne shtepi.

Gatuzo i ben nje nderhyrje shume te ashper Kuarezmes
Batuta e Shakohoxhes: Gatuzo i uron mireseardhjen ne futbollin italian fantazistit portugez.

Ronaldo luante me Realin dhe ne nje dyluftim shpejtesie me Pyjol Batuta e Shakohoxhes: Kapitenit te Barcelones i duhet nje motor qe te jete ne shpejtesine e brazilianit.

Sulmuesi i Olimpik Lyon Fred shenon dhe nga mbathjet nxjerr nje biberon dhe e ve ne goje.
Batuta e Shakohoxhes: Andej nga e nxori, vetem ne goje mund ta fuste.

Barcelona me Çelsin.
Lojtaret angleze duhet t’i kerkojne gjyqtarit qe ndeshja te luhet me dy topa se kete qe eshte tani ne fushe, spanjollet nuk kane ndermend tua lene ndonjehere ta prekin.

Jane perqafuar shume me dashuri mes tyre ne zone Kanavaro e Henri, por ju siguroj qe shijet e tyre jane krejtesisht te tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama