Te gjitha portet jane te Kosoves

'Te gjitha portet jane te Kosoves'

Kur Edi Rama erdhi në Kosovë për të promovuar librin e tij “Kurban” (nëntor 2011), pjesa më e madhe e vizitës e kaloi duke sqaruar ato që i quante “gënjeshtrat e Sali Berishës për të dhe socialistët shqiptarë”.

Gati tre vjet më vonë, i bindur se Kosova tashmë e ka kuptuar të vërtetën, kryeministri shqiptar, flet për “Zërin” dhe tani nuk e sheh të nevojshme të merret shumë me Berishën.

Megjithatë ka ca gjëra, që, sipas tij, ende duhen përmirësuar pas qeverisjes disavjeçare të rivalit të tij në politikë, si p.sh., projekti i Portit të Shëngjinit, që ish-kryeministri shqiptar e quante “Porti i Kosovës”, edhe pse asnjëherë nuk u bë asgjë nga kjo punë. /Zëri/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama