Historianët deri tash kanë arritur që me mbretin Lackland t’i lidhin vetëm 22 presidentë
“Të gjithë presidentët, pos njërit, janë pasardhës të John Lacklandit” deklaroi Bridge Any d’Avignon nga SHBA-ja medieve lokale.
Në përfundim të tillë ajo ka arritur duke studiuar mbi gjysmë milioni emra. E ka filluar me George Washingtonin, kurse pa kësaj ka vazhduar me studimin e pemëve gjenealogjike si nga ana mashkullore, ashtu edhe ajo femërore të asaj familjeje.
“Mildred Reid është gjyshja e parë e George Washingtonit dhe brezi i 10-të stërgjyshor i Barack Obamës”, deklaroi vajza 12-vjeçe.
Para zbulimit të saj, historianët kishin arritur t’i lidhnin vetëm 22 pemë gjenealogjike të presidentëve amerikanë dhe për këtë arsye babai i saj është shumë krenar që ajo me zbulimin e saj ka arritur t’i tejkalojë disa nga historianët më të mirë në botë.