Schubert, një dizajner 43 vjecar, kaloj 5 vjet dhe shpenzoj 1.5 milion dollarë për të realizuar këtë ëndërr. Por menjëherë pasi arriti te realizoj ëndrrën e tij ju desh të përballej me fqinjët, të cilët kanë ngritur padinë duke synuar se ura e ndërtuar për të ngjitur Ferrarin në katin e dytë të shtepis se tij është një rrezik për kalimin e makinës dhe trafikun dhe se ai shkakton shumë zhurmë sa herë ai kalon. Schubert ka protestuar më kot se kishte marrë leje nga 18 komuna e Los Anxhelos. Por komunat e kishin rimenduar vendimin dhe i urdhëruar te shkatërroj urën. Behej fjale për një urë 5 metra të gjatë dhe 3 metra lartësi.
Ferrari në fjalë është një 512 BBi "Boxer" 84, me ngjyrë gri, të cilës projektuesi e ka ndjekur për 11 vjet. Schubert mban atë si një gur i çmuar, dhe vetëm në fundjavë lëvizë përgjatë bregut Paqësor. Projektuesi kerkoj një avokat për të bllokuar vendimin e komunës. Por ndërkohë, "Los Angeles Times" e vë në faqen e parë historin. Një "Love Story" që Schubert ende shpreson të sjellë një fund të lumtur me mbështetjen e "Architectural Digest", që nxit këtë lloj të "Car Garage" të konsiderohen si vepr arti, si dhe shoqatat e ndryshme të pronarëve të Ferrarit.
Erald Hoxha
Shqiperiacom