Sipas William Murtagh, nga qëndra e metereologjisë hapësinore në agjencinë NOAA, në gjashtë vite e ardhshme do të kemi një stuhi diellore me pasoja fatale të mundshme. Ngjarja do të jetë e krahasueshme me atë që ndodhi në vitin 1859 në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës telegrafi punoi pa energji elektrike duke lënë inxhinierët të tronditur. ‘Moti në hapësirë- thanë ekspertët- sot ka një ndikim shumë më të madh sepse po varemi gjithmonë dhe më shumë nga teknologjia’.
Por cilat vende do të preken më shumë nga stuhia diellore? Sipas ekspertëve në mesin e atyre më në rrezik do të jetë Kanadaja dhe Skandinavia. Nuk është e rrallë në fakt që aeroplanët që kalojnë në qiellin e Suedisë, Norvegjisë dhe Findlandës duhet të ndryshojnë kursin ndaj trazirave magnetike. Por rreziqet janë të kufizuara për shkak se fluturimet janë të kontrolluara jo vetëm nga sistemet GPS por edhe nga radarët.