Shumë më e rëndësishme në këtë rast është hunda. Për këtë flasin me siguri një grup shkencëtarësh të Universitetit të San Diegos në Kaliforni. Për ta, është pikërisht hunda, qendra e informacionit.
Për të verifikuar atë që në fillim ishte vetëm një hipotezë, Janet Hui-ëen Hisao dhe Garrison Cottrell kanë studiuar ku ulet shikimi në kohën që vrojton një fytyrë. Kjo është bërë falë një aparature, e aftë për të ndjekur shikimin dhe për të individualizuar pikën se ku fiksohet shikimi.
Kërkuesit i kanë treguar disa vullnetarëve, të marrë si pjesë e studimit, një seri fotografish dhe kanë regjistruar rrugën që ka përshkuar shikimi i tyre. Rezultatet u dërguan më pas në një gazetë të një shoqate amerikane që merret me këtë shkencë. Përfundimet treguan se gjatë njohjes së fytyrave, dy pikat e para në të cilat fiksohej shikimi janë rreth hundës dhe i pari fare është rreth anës së majtë të saj.
Një rezultat befasues, sepse kërkimet e para kishin sugjeruar që sytë mund të ishin pika kritike për të njohur fytyrat. Në fakt, sipas këtij studimi, sytë prezantojnë vetëm pikën e tretë në të cilën përqëndrohet shikimi.
Gazeta: Shqip