Partizani fitoi mbrëmjen e së dielës në 'Qemal Stafa' 3-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku nuk munguan golat dhe mbështetja e tifozërisë së kuqe në stadium.
Një ndër fanset që duket se i sjell fat ekipit kryeqytetarës është edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Pas fanellës që portieri Alban Hoxha i dhuroi në fitoren e derbit ndaj Tiranës, Çiljeta duket se nuk i ndahet të kuqve duke dhënë mbështetjen e saj në një fazë delikate për ekipin.