Te lexosh a mos te lexosh ja dilema

Te lexosh a mos te lexosh: ja dilema
Don Kishoti i Mançës dhe Madam Bovari u “shkatërruan” duke lexuar romane e romanca. Lizën, duke mësuar të lexonte, e zuri gjumi dhe ëndërrueshëm filloi të jetonte në Botën e saj të Çudirave. Sheherezadja, kumbara e përrallave, për 1001 net me radhë i shpëtoi dënimit me vdekje duke i rrëfyer histori fantastike mbretit të saj. Të tillë dashuronjës të leximit, ndoshta kanë ekzistuar vetëm në fletët e këtyre titujve mit, por gjithsesi për vite e vite me radhë bën për vete shumë prej nesh, duke na përfshirë në botët e tyre pa kushte, pa posesivitet, e duke u bërë në ne sa të paharrueshëm, aq edhe të pavdekshëm.

Po sot, a ekzistojnë më Piter Pan të tillë të librit, apo është rasti për të dyshuar në opinionin e përgjithshëm se nuk lexohet më dhe se lexuesit kanë humbur?

Shumëkush mendon se nuk është më kulti i leximit të librave të shkruar dhe se kjo dëshirë për të qenë pranë tij është zëvendësuar tanimë me një formë tjetër, atë elektronike. Kësisoj, njerëzit i përmbushin këto nevoja në internet, me anë të leximeve në faqet e larmishme të tij, apo së fundmi përmes një tjetër teknologjie të avancuar të bibliotekave online (kindle-ve), qoftë për kërkime të ndryshme, për përgatitje temash e punimesh akademike, për informacion, apo edhe për pasion.

Në kushtet e bumit teknologjik të mjeteve të informacionit, duhet pranuar se një tjetër konkurrent i fuqishëm i leximit është edhe televizioni, me kanalet e shumta dhe antenat satelitore, si dhe aparaturat e shumëllojshme audio vizuale.

Por a është rasti t’ia vejmë gjithë përgjegjësinë e rënies së numrit të lexuesve, pikërisht, elektronizimit të leximit? Jo. Ka dhe shume faktorë të tjerë që ndikojnë në dobësimin e këtij zinxhiri. Edhe pse bibliotekat thonë se po pasurohen, libraritë janë përplot me tituj shqiptarë e të huaj, shtëpitë botuese sa vijnë e shtohen (nga vetëm dy që kanë qenë përpara viteve ’90, tani numërohen më shumë se 60), njerëzit gjithmonë e më shumë porositin dhe blejnë libra online, në faqet e posaçme të blerjeve në internet si, Ebay apo Amazon. Është ky një trend i ri që ka filluar të përdoret, sepse me gjithë morinë e sipërpërmendur shpesh njerëzit nuk e gjejnë atë që kërkojnë, ose, më keq akoma e gjejnë “të masakruar”. Opinione blerësish tregojnë se puna që bëhet aktualisht me përkthimet e literaturës së huaj dhe shqipërimin e saj lënë shumë për të dëshiruar, dhe nuk kalojnë në asnjë filtër korrigjues apo kritik.

 Të pakta janë shtëpitë botuese që arrijnë të sjellin para lexuesit tituj dhe vëllime cilësore, duke i lënë këtij të fundit shteg për të klikuar gjetkë në faqet e internetit, larg librarive tona dhe duke e formësuar gjithmonë e më selektiv ndaj asaj që ygjedhin të lexojnë.

Nëse do t’i referoheshim të lexuarit për pasion, natyrisht që këtu hyjnë në lojë edhe shijet, sidomos tek të rinjtë. Pak janë ata që mbrëmjeve do të lexonin përpara se të shihnin një nga filmat e fundit apo të bëheshin pjesë e bashkësisë tashmë gjigante të Facebook-ut. Megjithatë, sipas librarëve arsyeja kryesore mbetet kriza ekonomike, ose për ta lënë mënjanë masivitetin e kësaj shprehjeje, rënia e dukshme e financave të shqiptarëve, shoqëruar nga ngritja e çmimeve për artikuj bazë e jetësorë, përcjellë më pas edhe në nevoja të tjera, si leximi. Librat kushtojnë, dhe shumë madje, por veç kësaj së fundmi çmimet janë rritur jo vetëm për titujt e rinj. “Shpesh ata që hyjnë në librari, pasi kundrojnë raftet, bëjnë një seri pyetjesh për çmimet dhe largohen duke përshëndetur si në pezm.

Është për të ardhur keq kur sheh se ata që vërtet e duan librin, me keqardhje nuk mund ta blejnë atë, ndërkohë që ata që ia kanë mundësinë ekonomike janë shpesh indiferentë”, tregon Tatiana Adhami, librare në librarinë “Albania”. Ajo ka tetë vjet që punon me librin dhe nga eksperienca tregon se këto dy vitet e fundit rënia e blerësve ka qenë e dukshme, madje edhe vera që shkoi nuk pati fluksin e dikurshëm të kërkesës së zakonshme për librin në këtë stinë. Një tjetër detaj që nuk kalon pa u vënë re është edhe fryma me të cilën prindërit ushqejnë ose jo interesin e fëmijëve për librin.

Kjo është një kulturë më vete dhe nuk ka sesi të mos jetë e trashëguar. “Nuk më harrohet, jo më shumë se një javë më parë kur një djalë, rreth 14 vjeç i kërkonte ngadalë të ëmës t’i blinte “Kontin e Monte Kristos”, sepse i duhej ta lexonte për tu përgjigjur në orën letrare në shkollë. “Ohu, libra sheshit kot më kot”, - iu përgjigj gruaja duke e qetësuar më pas, se historinë e përmbledhur, madje fiks ashtu siç i duhej të birit, mund ta gjente në internet, ose ja, qameti, do shihnin filmin në DVD dhe aty gjërat ishin më të thjeshta se sa të lexonte tërë ato faqe. Kështu fëmija u bind, madje i pëlqeu zgjidhja, dhe u larguan”. tregon Tatiana.

Për sa u takon shitjeve ecën mirë çdo libër që marketohet mirë. Për ta, reklama është kryesorja, ka influencën bazë qoftë për literaturën artistike, qoftë për rrymat e tjera. “Kështu funksionon dhe është provuar në shitjet. Natyrisht, që kjo vlen për çdo artikull, jo vetëm për librin, por po të vësh re, ribotimeve të kryeveprave botërore të viteve ’60 – ’70 nuk ua hedh kush sytë, ndërsa librat e rinj ecin shumë”. Ndërsa në asnjë librari të Tiranës, nuk e gjen romanin “Nëna” të Gorkit, librarja të thotë se rekordin për këtë vit ndër titujt e rinj e ka pasur “Burra që urrejnë gratë”, e autorit Stieg Larsson, nga shtëpia botuese “Botime Dudaj”. Nga ana e saj, Arlinda Dudaj, drejtoreshë e këtyre botimeve, thotë se oferta që vjen prej botimeve që ajo drejton është gjithmonë prezente në treg dhe se tashmë e ka provuar lexuesin e saj, sikurse e di mirë që një titull i ri nuk vjen me skepticizëm, sepse suksesi i tij është testuar paraprakisht në shumë vende të tjera të botës dhe i serviret tregut shqiptar shumë shpejt, vetëm pak muaj pasi ka bërë zë në libraritë e këtyre vendeve.

“Sipas një ideje që unë kam krijuar, në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 20 mijë lexues të rregullt, dhe kjo nuk është shumë, por nuk është as pak”, shprehet Arlinda Dudaj. Sipas saj, nuk është vetëm mungesa e kulturës së leximit ajo që kondicionon. “Ka shumë faktorë që ndikojnë, dhe edhe pse e përfshirë në këtë lloj biznesi, unë e di mirë se treguesit në shitjet e librit, nuk janë domosdoshmërisht tregues të numrit të lexuesve. Kini parasysh që, për shkak të ekonomisë së ulët, shpesh libri qarkullon dorë më dorë në 3-4 persona. Jo të gjithë e kanë mundësinë të blejnë gjithmonë.”. Ndërkaq, ajo vë në dukje se një detaj shumë i rëndësishëm në këtë ndikim është keq funksionimi ose mos funksionimi i bibliotekave dhe aferave që krijohen mes tyre dhe botuesve “të preferuar”.

“Sot, me sa unë di, nuk funksionojnë më bibliotekat e lagjeve, si dikur. Kjo është një mënyrë shumë e mirë e kontaktit të lexuesit me librin, që shmang tek ai kostot e blerjes. Gjithashtu, më duhet ta them se ka një keq menaxhim dhe abuzim të dukshëm me fondet për bibliotekat e shkollave, duke kushtëzuar kështu lexuesin e ri.”, shprehet Dudaj duke nënvizuar nevojën e domosdoshme të librit për tu promovuar.

“Nëse nuk i jep zërin e duhur, atëherë libri, sado i mirë qoftë, nuk arrin të trokasë në kureshtjen dhe interesin e të gjithë të interesuarve për të. Në këtë pjesë, ndikim shumë të madh kanë mediat, qoftë ato të shkruara, qoftë ato audio-televizive. Pra, nëse gjendet mënyra e duhur e promovimit, ky është një plus në rrugën që i duhet atij për të arritur deri tek lexuesi dhe për tu mirëpritur prej tij.”. Gjithashtu, ne kujdesemi që lexuesit shqiptar të mos i mungojnë librat më të mirë dhe më të lexuar sot për sot në botë.”.

Nga Botimet Dudaj, vijnë mesatarisht 40 tituj në vit. Janë kryesisht librat artistik. Gjithmonë të mirëpritur prej publikut ajo tregon se shumica e tyre, përveçse argëtues, interesantë dhe të dashur, janë edhe ndihmës për lexuesin sepse të induktojnë personalizim, duke krijuar të gjitha hapësirat e duhura për tu vendosur brenda personazhit, apo protagonistit dhe për të gjetur vetveten. “Për ta mbyllur, unë them se, me gjithë vështirësitë që ka tregu, dashamirësit e librit janë aty, nuk kanë humbur. Ato që ndryshojnë janë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama