Së fundi, një gjë e tillë është provuar edhe shkencërisht, pasi disa esenca natyrale përhapen në ajër dhe që andej futen në organizëm e gjak, duke vepruar si ilace të vërteta. Sipas shkencëtarëve francezë, Ë. Kellner e Kobert kanë thënë fjalën e tyre që nuk ndryshon shumë nga ajo e gjyshëve qëmoti.
Prova më e mirë është edhe një pikë esence në facoletën që përdorim për hundët dhe pastaj ta nuhasësh vazhdimisht. Ose, ta përhapim aromën me sprucim në ajër në ambinetin ku rrimë.
Kështu, studimet kanë treguar se pak pika esencë limonimund të neutralizojnë stafilokokun e artë, (që sipas mjekëve është shumë rezistent edhe ndaj antibiotikëve dhe kurave të ndryshme)në pak kohë vetëm duke e përhapur aromën në ajër. Kurse esenca e mentes vepron kundër kolitit.
Me pak fjalë është rasti të themi se mund të bashkojmë të domosdoshmen me kënaqësinë, dmth, të parfumosesh për të ardhur erë e mirë dhe duke luftuar në të njëjtën kohë edhe sëmundjet.
Për të ndihmuar organizmin në luftë kundër gripit besoni në disa esenca:ekualipti, pisha, livando, limoni, canella, rosmarina. Mund të përdoren një ose një bashkim i tyre. Por bëni kujdes; më parë duhet të jeni të sigurt që këto aroma nuk ju shkaktojnë alergji, e për këtë është e udhës të këshilloheni me mjekun tuaj.
Gazeta: Shekulli