Te lutem pak hipokrizi

Te lutem, pak hipokrizi

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Kindness

Shumë flitet mbi përfitimet nga e qeshura. Studimet tregojnë se të qeshurit shkakton ndryshim të pavullnetshëm perceptimi. E qeshura cilësohet si një nga sjelljet pozitive më ndikuese, prandaj njeriu nuk duhet të jetë medoemos në humor për të buzëqeshur, dhe as për të bërë mirë. E qeshura, si akt ndikimi pozitiv, që s’ka nevojë për gjë tjetër (e njëjta, në kahun negativ, vlen për buzët e shtrënguara), duket se përbën të vetmin aspekt të sjelljes ku për hir të së mirës, pranohet paradoksi apo hipokrizia.

E qeshura mund të përmirësojë edhe zërin. Në gjendje shpirtërore e tensionuar, kur bie telefoni, buzëqeshja rekomandohet për të krijuar përshtyje të mirë në anën tjetër të receptorit.

Por e qeshura nuk sjell vetëm përfitime marrëdhëniesh shoqërore. Ajo gjithashtu qetëson rrahjet e zemrës dhe ul stresin. Ashtu si gëzimi është shpesh burimi buzëqeshjeje, nganjëherë buzëqeshja mund të jetë burim gëzimi.

Shprehja e fytyrës ndikon gjendjen shpirtërore. Në psikologji ekziston një teori e quajtur “fytyrë reaguese” ose teoria e afektimit (ndikimit), sipas së cilës shprehja e pavullnetshme e fytyrës jep informata të mjaftueshme rreth gjendjes emocionale.

Studimet kanë provuar se shprehja e fytyrës ndikon sjelljen, madje edhe biologjinë e personit. Një numër studimesh mbështesin këtë ide, ndërsa ndryshime shkaktuar nga emocionet u përjetuan nga pjesëmarrësit të cilët ishin udhëzuar të krijonin shprehje të caktuara në fytyrat e tyre. Një personi, p.sh., iu kërkua për të imituar një fytyrë të zemëruar dhe tek ai u vunë rritje fluksi të gjakut në venat e duarve dhe këmbëve, sic ndodh edhe tek personat vërtet në zemërim. Kur pjesëmarrësve në studim iu kërkua të buzëqeshnin, kjo shkaktoi ndjeshmëri a perceptim të secilit për personin tjetër.

Mos kjo do të thotë se njeriu duhet të shtiret? Edhe një buzëqeshje hipokrite mund të përmirësojë deri-diku gjendjen shpirtrore, por nuk e kuron dot atë. Që një problem të zgjidhet, duhet shtruar hapur dhe hapje do të thotë sinqeritet. Megjithatë, lufta me stresin a ndjenjat e zymta përbëhet nga shumë beteja dhe buzëqeshja, e shtirur a e sinqertë, fiton një prej tyre. Çdo gjë që ndihmon sado-pak ia vlen të provohet, pse jo?



http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/17/te-lutem-pak-hipokrizi/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama