Dy policë rrugorë do t’u nënshtrohet masave disiplinore nga ana e Policisë së Shtetit, pas vendosjes së një gjobe të parregullt ndaj një qytetari.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se gjoba kishte parregullsi dhe gabime drejtshkrimore të pafalshme për një punonjës të policisë rrugore.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se në gjobën me nr. serie 1342514 është vendosur data 08.10.2014, ndërkohë që gjoba, faktikisht është prerë më 8 shkurt të këtij viti.
Por gjoba e prerë ndaj qytetarit nuk nxjerr në pah vetëm pakujdesinë e policit rrugor, por edhe njohuritë e tij për gjuhën shqipe.
Ashtu siç shihet edhe në fletën e gjobës, plotësimi i saj është bërë me germa të vogla dore dhe jo me germa kapitale. Gjithashtu, rruga “Ali Pashë Gucia” është shkruar rruga “Ali Pas Guxia”.
Nisur nga sa më lart ka nisur procedimi disiplinor për agjentin verifikues, oficerin e patrullës së përgjithshme, inspektorin Bashkim Çeça, si dhe për eprorin e drejtpërdrejtë të tij, specialist në seksionin për rendin publik, nënkomisarin, Ylli Karaj.