Te ngrenit vone shkaterron dieten

Te ngrenit vone shkaterron dieten
Sasia e ushqimit që konsumoni është vetëm njëra anë e ruajtjes së formave trupore dhe shmangies së mbipeshës. Një element po aq i rëndësishëm është shmangia e vakteve të vona.

Eleganca

Të ngrënit me tepri është armiku numër një i shëndetit tuaj, por po aq i rëndësishëm është edhe koha kur ushqeheni. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Spanjë. Shkencëtarët hetuan gratë mbipeshë, të cilat morën pjesë në një program për humbjen e kileve të tepërta. Nga vrojtimi u zbulua se gratë që hanin drekë vonë (rreth orës 15:00), humbitnin 25 për qind më pak peshë në 20 javë në krahasim me gratë që e konsumonin drekën më herët. Kërkuesit e zbuluan këtë ndryshim, pavarësisht se të dyja grupet nuk kishin dallim në sasinë e kalorive të marra çdo ditë, në aktivitetin fizik, në nivelin e hormoneve të oreksit apo në gjatësinë e gjumit, të gjithë këta faktorë që ndikojnë në rregullimin e peshës.

Zbuluesit ranë dakord me studimet e mëparshme të kryera mbi kafshët, të cilat sugjeronin se orari i ngrënies ndikon në shtimin e peshës. Për shembull, në një studim të publikuar vitin e shkuar, minjtë që lejoheshin të hanin kur të donin shtuan më shumë peshë sesa minjtë që hanin në orarin e caktuar, pavarësisht se të dyja grupet konsumonin të njëjtën sasi kalorish. Rezultatet sugjerojnë se: “Të ngrënit vonë mund të pakësojë suksesin e terapisë për të humbur peshë”, shprehen studiuesit për Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit.

Megjithatë, studiuesit vërejtën se studimi kishte gjetur vetëm një lidhje, por jo shkakun apo pasojën e fenomenit. Studimet e ardhshme për humbjen e peshës duhet të paralajmërojnë se për të marrë rezultatin ideal, duhet që ushqimi të konsumohet në një orar të caktuar.

Studimi ka shqyrtuar 420 gra me mbipeshë të përfshira në një program për humbjen e peshës. Gratë udhëzoheshin për vlerat e ushqimit dhe për sasinë që duhej konsumuar nga çdo grup ushqimesh, por jo për kohën e duhur për t’u ushqyer. Për popullsinë mesdhetare, dreka është vakti më i rëndësishëm, duke përbërë 40 për qind të kalorive që çdo person merr gjatë gjithë ditës. Gratë që kishin ngrënë drekë pas orës 15:00 humbën rreth 7.7 kg gjatë studimit, krahasuar me gratë e tjera që e hanin drekën para orës 15:00, të cilat humbën 10 kg. Koha e ngrënies së vakteve të tjera nuk duket se luan ndonjë rol në humbjen e peshës.

Frank Scheer shpjegon se po ta imagjinojmë trupin si një orë të madhe të sinkronizuar me orët e vogla, (organet e ndryshme), të ngrënit në orare të papërcaktuara mund të shkaktojë çrregullim të trupit, duke ndikuar në performancën e tij. Disa studime sugjerojnë dobinë e të ngrënit të mëngjesit për të zgjatur rezistencën dhe për të zvogëluar konsumimin e kalorive për pjesën tjetër të ditës.

Kërkuesit zbuluan këtë ndryshim, pavarësisht se të dyja grupet nuk kishin dallim në sasinë e kalorive të marra çdo ditë, në aktivitetin fizik, në nivelin e hormoneve të oreksit apo në gjatësinë e gjumit, të gjithë këta faktorë që ndikojnë në rregullimin e peshës

Minjtë që lejoheshin të hanin kur të donin shtuan më shumë peshë sesa minjtë që hanin në orarin e caktuar, pavarësisht se të dyja grupet konsumonin të njëjtën sasi kalorish

Gratë që kishin ngrënë drekë pas orës 15:00 humbën rreth 7.7 kg gjatë studimit, krahasuar me gratë e tjera që e hanin drekën para orës 15:00, të cilat humbën 10 kg

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama