Tek të rriturit në çdo orë që kalojnë duke ndjekur televizor dhe video, jeta e tyre shkurtohet thuajse me 22 minuta – del nga një studim. Nëse shikoni TV më mesatarisht gjashtë orë në ditë jeta luaj do të shkurtohet me pesë vite. Kërkuesit thonë se jeta sedentare (ulur, ndenjur) është e dëmshme për shëndetin ashtu si tymosja apo obesiteti për shkak të rreziqeve që vijnë nga pasiviteti. Ata krahasojnë se një cigare shkurton 11 minuta e barabartë kjo me 30 minuta para televizorit. Kërkimi është bazuar në vëzhgimin e 11 000 njerëzve mbi moshën 25 vjeç. Vëzhgimi është bërë nga viti 1996 deri në vitin 2008.