TIRANË, 21 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Partia Socialiste ka vijuar sot në qytetin e Fierit turin e takimeve me temën "Të pastrojmë më tej Shqipërinë".
Kryeministri Edi Rama duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi për punën e kryer deri tani në bashkinë e madhe të Fierit, si dhe strukturat e PS-së në këtë qytet, deklaroi se në Fier ka një potencial shumë të madh.
"Ka dy mënyra për ta trajtuar një mandat ose ta përdorësh duke u konsumuar nga pushteti thjesht në funksion të zgjatjes së jetëgjatëssë së pushteti, ose ta përdorësh duke konsumuar pushtetin në funksion të rritjes reale. Ajo që bënë ata që ishin para nesh ishte e para", tha Rama, duke shtuar se, ajo formë ishtë me e keqja që mund t'i bëhet një vendi.
"Reformat janë të domosdoshme në Shqipëri, po aq sa ç'është e domosdoshme kimioterapia për një kancer. Nuk mund ta kurosh dot me masazhe, me aspirina apo duke ëndërruar. Mund të shërohesh vetëm duke vendosur ta luftosh dhëmb për dhëmb, pavarëisht përplasjeve me vetveten nga lodhja apo dhimbja, por me vetëdijen se kjo është e vetmja rrugë për ta kthyer organizmin funksional", tha Rama.
Dy vite më parë, nënvizoi Kryeministri Rama, "Shqipëria ishte në një krizë të rëndë sepse bënte vetëm vend numëro,e zhytur në borxhe të mëdha që qeveria i kishte marrë në mënyrë arbitrare nga kompanitë të cilëave u kishte kërkuar të bënin punë apo shërbime. Dhe 720 milionë dollarët kishin bllokuar ekonominë, sepse kompanitë kishin shkuar në banka duke marrë kredi me garaci paratë që do t'u jepte qeveria dhe bankat më pas kishin stopuar gjithçka sepse s'mund ta vazhdonin më atë aventurë".
Sot, theksoi Rama, "jemi në një situatë krejtësiht tjetër. Jo se jemi në një situatë ku mund t'i themi shqiparëve vini buzën në gaz, por sepse jemi një situatë kur kemi përcaktuar rrugën, ritmin dhe kemi të përcaktuar daljen nga tuneli i gjatë ku Shqipëria u fut thellë e më thellë pa rrugëdalje, në një sistem ekonomik që bazohej nga remitancat e emigrantëve nga ndërtimi dhe tregtia, pa një strkuturë të rritjes së qëndrueshme. Ne e rikthyem ekonominë në drejtimin e një rritjeje të qëndrueshme".
Duke folur për energjinë, Rama tha se, "e kthyem nga një sektor të paralizuar nga kanceri në një sektor që do të na japë rritjen e ekonomisë, por kjo nuk bëhet sa hap e mbyll sytë".
Reformat, tha Rama, "janë operacione që kërkojnë, pasion, durim dhe kohën e tyre. Rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë, por në 2 vjet kemi prodhuar rezultate të dukshme që janë shumë më të dukshme se pikëmbërritja. Janë stacione që na japin inkurajim të madh, jemi ende larg nga pikëmbërritja e reformave".
/f.n/