Te pasurit qe heqin dore nga luksi

Te pasurit qe heqin dore nga luksi
Janë borgjezë, me gjithë të mirat, madje edhe të pasur, të vendosur që të mos duken të tillë, por duken më të varfër se ajo që janë në të vërtetë. Sigurisht, që pas kësaj, nuk fshihen problemet me policinë tatimore, por dëshira për të jetuar sa më thjeshtë.

Edhe pse në pamje të parë mund të të japë përshtypjen e një miliarderi të zakonshëm, që ka huqet e një njeriu të një sëre të tillë, Carlos Slim Helu, njeriu më i pasur i botës, nuk është aspak i tillë. Zakonisht i pëlqen që ta ngasë vetë makinën, edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme. Pasuria e tij është shuma më e lartë monetare që ka një njeri i vetëm sot në planet: 53.5 miliardë dollarë. 71-vjeçari jeton në një shtëpi modeste me 6 dhoma, që ndodhet një kilometër larg zyrës së tij dhe nuk ka asnjë lloj interesi në hobitë për të cilat shquhen miliarderët e tjerë, siç janë blerja e jahteve të shtrenjta, e makinave super të shtrenjta, apo e shtëpive luksoze në çdo cep të botës.

Edhe veshjet i ka më se modeste, për të vazhduar me orën e dorës që nuk është aspak e shtrenjtë për statusin e tij financiar. I vetmi fiksim që mund të ketë për sa i përket përdorimit të gjërave të shtrenjta janë purot kubane, një lloj shumë i veçantë dhe me të vërtetë i shtrenjtë. Edhe Warren Buffett, një investitor dhe filantrop që pavarësisht miliardave të shumta, vazhdon të jetojë në shtëpinë ku ka qëndruar që prej viteve ‘50, në një lagje borgjeze të Omaha-s, nget një “Volkswagen” të vjetër dhe shkon vetë në supermarket për të bërë pazarin. Buffett, që dikur ishte numri dy (37 miliardë), tani është numri tre (47). Sigurisht që pasuritë në fjalë, nëse krahasohen me rrogën e ndonjë punëtori, të ngjallin frikë. Si për shembull: nëse vendos të blejë shtëpinë më të shtrenjtë në botë, do të shpenzonte vetëm një të dhjetën e pasurisë së tij të përgjithshme.

Le të themi se vetëm ai vlen pak a shumë sa i gjithë ishulli i Kubës apo Bjellorusia prodhojnë në një vit. Pasuria e tij, sipas llogarive, është rritur këtë vit në një shumë të barabartë me GDP-në e Kongos dhe Gabonit. Por pavarësisht miliardave, ai preferon të bëjë gjithçka si një njeri i zakonshëm, madje pas asnjë lloj luksi dhe mondaniteti të shfrenuar. Madje ata që e shohin mendojnë se është ndonjë njeri që jeton mirë me rrogën mujore. Janë borgjezë, me gjithë të mirat, madje edhe të pasur, të vendosur që të mos duken të tillë, por duken më të varfër se ajo që janë në të vërtetë. Sigurisht, që pas kësaj nuk fshihen problemet me policinë tatimore, apo frika për të shmangur që të larguarit nga bizneset e tyre si pasojë e krizës, të mund t’u bëjnë ndonjë gjë të pamenduar. Shembulli më i mirë për t’u përmendur është Fred Goodwin, i quajtur ndryshe “Prerësi”, superbankieri anglez që ishte i specializuar në shkurtim bilanci, shkurtim personeli d.m.th në shkurtimin e gjithçkaje, përveç rrogës së tij. Ishte pikërisht ai njeriu që e çoi “Royal bank” të Skocisë drejt shkatërrimit. Në kohët e kësaj krize të paparë, kjo zgjedhje mund të ketë qëllime etike, morale apo shpirtërore.

Mbi të gjitha, shumë prej tyre janë të bindur se epoka e konsumit të tepruar ka mbaruar dhe një tjetër epokë ka filluar. Është pikërisht ajo ku cilësia ka më shumë rëndësi se sasia dhe se diçka e zgjedhur me shije mund të jetë po aq e mirë sa diçka “firmato”. E para nga gazetat angleze që ka folur për krijimin e shtesës së borgjezisë së varfër është e përditshmja londineze “The Guardinan”, e ndjekur më pas nga “Financial Times”. Por, më tepër se një modë, është një shtresë sociale që vjen nga larg, ose më saktë vjen nga SHBA, nga brigjet e Paqësorit, nga San Francisko, Portland dhe Siatëll. Pra nga toka e re e ekonomisë dixhitale, nga ai kënd i planetit ku lindin shumë ide, tendenca dhe produkte të gatshme për të pushtuar botën. Nuk drejtojnë “4X4” apo “Ferrari”, dhe në vend të tyre preferojnë makinat ekologjike “Pirus” apo “Fiat 500”. Nuk shkojnë në punë me kostum e kollare, por me xhinse dhe atlete, edhe pse nuk bëjnë punë që kërkojnë uniforma, por zanate krijuese në fushën e artit, modës apo në marketing.

Nuk preferojnë të drekojnë apo darkojnë me haviar dhe shampanjë përpara, por të kënaqen me ushqimet e freskëta biologjike, të kultivuara në kopshtet e shtëpive të tyre private. Nuk deklarojnë nëse janë të majtë apo të djathtë, nuk flasin kurrë për politikë, por e cilësojnë veten ambientalistë të thekur që preferojnë më shumë stilin e jetesës së Richard Bransonit se sa atë të Abramoviçit apo atë Berluskonit. Kanë vetëm një ankth: se mos shkëmbehen si për të varfër. Nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes, por as të kalojnë pa u vënë re.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama