Te plakesh 50 vjet per pak dite

Te plakesh 50 vjet per pak dite
Mjekët kanë mbetur të shushatur kur mësuan mbi një sëmundje të re të çuditshme, e cila ka plakur me shpejtësi një 23-vjeçare brenda pak ditësh, duke e çuar menjëherë fizikisht në moshën 73-vjeçare. Nguyen Thi Phuong, nga Vietnami, ka mbetur me fytyrë të ënjtur dhe lëkurë të acaruar. Megjithatë, Nguyen Thanh Tuyen tha se dashuria për gruan e tij dikur të bukur, tani 26-vjeçe, nuk ishte venitur. Mjekët nuk mund ta kthejnë pas plakjen e saj. Nguyen beson se sëmundja u shkaktua nga një alergji prej ushqimit të detit. Ajo tha se në vitin 2008 kishte kaluar një alergji shumë të keqe. Ata nuk kishin shkuar në spital se ishin shumë të varfër dhe ajo ishte mjekuar me një ilaç popullor. Kruajtjet i ikën, por lakura e saj u fishk me shpejtësi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama