Specialistët deklarojnë se një tjetër shkak i përhapjes me hapa galopantë i virusit HIV, janë edhe kushtet e vështira socio-ekonomike që po kalon Greqia. Tronditje për mbarë opinionin publik ka përbërë edhe deklaratat e mjekëve të cilët njoftojnë se ka persona që infektohen qellimisht me virusin HIV në mënyrë që të përfitojnë ndihmën ekonomike për këtë kategori prej 700 eurosh.
Reagimi ka qënë i menjëhershëm për këtë bilanc alarmant, Organizmi Kundër Lëndeve Narkotike, OKANA, ka njoftuar se do të shpërndaje falas mbi 200.000 shiringa dhe kontraceptive për përdoruesit e lëndeve narkotike. Në përpjekje për t’i vënë sadopak fre përhapjes së AIDS-it. Sipas të dhënave zyrare rezultojnë 11340 raste me HIV AIDS në Greqi, nga të cilët 2152 kanë humbur jetën, 5500 vazhdojnë dhe marrin mjekimet dhe 3235 të tjerët janë diagnostifikuar me virusin HIV