Skënderbeu do të bënte emër të madh për betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve midis Krujës. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk e ka “kryer” punën me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar.
Një grup të rinjsh kosovarë, të apasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë. “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar me të vërtet Skënderbeu.
Mendohet se loja“Skenderman” do të lançohet më 28 nëntor 2012
Aplikacioni ’100 vjet shtet’ për Android
“Emërtimin “Skendermen” ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”,- thotë njëri nga anëtarët.
Shqipëria me aplikacion mobil për turizmin
Loja “Skenderman” fillimisht do të lançohet për iPhone dhe Android dhe nuk do të ketë animacione 3D, por çdo gjë do të jetë e krijuar në formë të ilustrimeve dhe skicave, kurse në të ardhmen e afërt pritet edhe lançimi për Windows Phone.
Kjo lojë do të ketë gjithsej 25 "beteja" të ndryshme, ku nëpër secilën prej tyre Skënderbeu do të ketë armiq të ndryshëm, kurse misioni i tij në lojë është të kalojë prej betejës në betejë, duke ikur prej shpatave, shtizave, gurëve e shumë sendeve tjera që janë përdorur në betejat që i takojnë kohës së Skënderbeut.
Loja është në fazën përfundimtare. Edhe pse nuk ka ndonjë datë të caktuar për lançimin e saj, supozohet se ajo do të prezantohet më 28 nëntor për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në App Store dhe Google Play.