Te rinjte nuk kane interes te vizitojne Muzeun Historik Kombetar madje nuk njohin as Ismail Qemalin.

Te rinjte nuk kane interes te vizitojne Muzeun Historik Kombetar, madje nuk njohin as Ismail Qemalin.
Fredi Gusho  që nga viti 1997 është   muzeulog në  Muzeun Kombëtar. Që prej vitit 1979 ai është  marrë me muzetë e  Shqipërisë  dhe  që prej asj dite  jeta e tij është lidhur ngushtë me këtë muze.

“Unë kam filluar të punoj në Muzeun e Tiranës  që në vitin 1979. Atëherë byroja politike  vendosi që muzeu i Tiranës , Muzeu Kombëtar  të vendosej  këtu ku është edhe sot. Pasi u  bë  platforma  e muzeut , u vendos  që muzeu të paraqiste  elementët  që nga vinin  që prej antikitetit  e deri në atë kohë , në vitin 1980. Në vitin  1972, një vit pas përfundimit të shkollës së lartë  për Histori, unë isha i punësuar  në Institutin e Historisë  si redaktor dhe bashkëpunëtor  shkencor. Aleks Buda  ishte ai që më propozoi të punoja  në muzeun  që byroja kishte vendosur  të ndërtonte . Unë pranova. Që prej asaj dite nuk jam ndarë asnjëherë nga kjo punë”-tregon  Gusho.

Ai mbahet si njeriu që di gjithçka mbi Muzeun, mirpo ai pranon këtë : “Unë di shumë histori. Drejtorët janë ndërruar . Tani unë i kam të gjithë miq, shumë miq. Ndaj unë nuk do të them  që ata dinë  më pak se unë  . Unë thjesh jam këtu prej shumë vitesh . Bëj 33 vjet  që punoj në këtë Muze.”-sqaron ai.

Puna e tij nuk është e fokusuar vetëm në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Jam përpjekur  të bëj një punë të mirë  dhe për muzetë e qyteteve të tjera . Përmend këtu  Muzeun etnografik të Krujës , Muzeun historik të Burrelit, Muzeun historik të Lushnjës . Jam mundur  të ndërtoj sëbashku me një historian , piktor dhe arkitekt  frymën e duhur  që i duhet një muzeu.”

Puna  e tij konsiston  në ndërtimin e ambienteve ku  ekspozohen materialet  dhe  shprehet se nuk i rrihet në zyrë , pasi është mësuar të jetë pranë armëvve , jelekëve , skulpturave etj.

Sektorët që  Gusho administron  janë Pavioni i Etnografisë  dhe pavioni i Terrorit Komunist, ku janë të ekspozuara shifra  dhe mjete personale të të burgosurve  politikë.

Gusho tregon se numri i të huajve që vizitojnë  Muzeun Historik Kombëtar mund të arrijë nga 25-30 mijë , ndërsa numri total i vizitave gjatë një viti arrijnë  në 60-65 mijë. Ai nënvizon me keqardheje mos qasjen e të rinjve ndaj objkteve kulturore.

“Nuk janë fare të interesuar. Interesi ka rënë ,por politikat e  Muzeut  bëjnë që shkollat  e mesme t’i ftojmë çdo vit. Kjo duhet të bëhet më shpesh ,por të rinjtë  nuk u japin shumë rëndësi  historisë së vendit  të tyre. Madje ka edhe nga ata  që nuk e dinë kush është Ismail Qemali”- nënvizon Gusho për gazetën “Shekulli”.

Emrat e vizitorëve  më të njohur të këtij vendi siç tregon Gusho,janë  Bud Spencer , Papa  Giovanni Paolo II, Andreoti dhe  gjenerali i NATOS në kohën e çlirimit të Kosovës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama