Adoleshentët që kanë telefon të zgjuar kanë më shumë aktivitet seksual se sa moshatarët e tyre që kanë telefon të zakonshëm, tregon një raport. Të rinjtë që kanë akses në internet me telefon kanë gjithashtu dyfish mundësi që të kenë marrëdhënie seksual me ata persona të njihen online. Kërkuesi, Eric Rice, nga Universiteti School of Social Work, thotë se telefonat e zgjuar nuk ndikojnë direkt tek sjella seksuale por e bëjnë atë më të lehtë. Ai paralajmëron prindërit që të mos monitorojnë vetëm sjelljen e tyre në kompjuter por edhe në telefon. Në studim janë përfshirë 1 840 studentë të shkollë së mesme dhe del se 5% e përdorin interneti për të kërkuar partnerë seksuale dhe 17% thonë se kanë përdorur si rrugë për seks internetin.