Te semure pas seksit

Te semure pas seksit
Të sëmurë nga seksi, apo thjesht njerëz me shumë fantazi. Kufiri mes të dyjave është vështirë për t’u vendosur. Seksologët, neurologët dhe psikiatrit nuk janë aspak të sigurt se ku mund të klasifikohen fetishizmi, sadomazokizmi dhe çmenduri të ndryshme seksuale. Janë të ndarë mes ideve për t’i quajtur sjellje të devijuara dhe për të përshkruar variacionet cerebelare që ato induktojnë, por nga ana tjetër duan të minimizojnë elementin patologjik sikur të ishin pikërisht këto sjellje që sqarojnë shumë çështje mbi seksualitetin. Të krijosh një portret të plotë të parafilive, fjalë me të cilën shkenca ka zëvendësuar perversitetin, është thuajse e pamundur, duke qenë se në studimet mjekësore trajtohen vetëm rastet më të rënda. Kështu, nëse për disa lloj sjelljesh ka një shpjegim, të tjera janë shumë më të koklavitura. “Të mendosh të identifikosh një shkak të vetëm për këto shqetësime është thuajse e pamundur

. Për të përdorur një analogji, le të mendojmë se çdokush prej nesh kur lind është në gjendje të zhvillojë një gamë të gjerë preferencash seksuale, njëlloj si të flasësh shumë gjuhë të huaja. Por pasi fiton ‘gjuhën mëmë të seksit’, që gjeneron nga faktorët e jashtëm dhe biologjikë, kjo bëhet pjesë e jona dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë dhe veprojmë për të gjithë jetën”, - shpjegon seksologu i famshëm, Paul Federoff, i Universitetit të Otavës. Federoff nuk e përjashton mundësinë se skema fillestare mund të modifikohet dhe se mund të përdoret një gjuhë që të zëvendësojë atë që na fut në telashe, por kjo nuk është e lehtë. Fakti se një subjekt ka interesa seksuale pak të ndryshme nga të tjerët nuk mjafton për të diagnostikuar një parafili. Sot ka shumë njerëz që propozojnë që parafilitë të bëjnë pjesë te patologjitë psikiatrike, sepse kufiri i normalitetit dhe perversitetit është kulturor më parë se biologjik. “Homoseksualiteti është cilësuar si perversitet deri pak dhjetëvjeçarë më parë. Sot i konsiderojmë patologji, si mungesën e dëshirës seksuale te femrat, që dikur konsiderohej një sjellje e hijshme, ashtu dhe dëshirën e tepruar seksuale, të ashtuquajturin ‘sex addiction’, që te një njeri duhet parë me simpati dhe zili”, - komenton Fabian M. Saleh i “Harvard Medichal School”, dhe një nga ekspertët më të mëdhenj të kësaj çështjeje. “Para se të arrish në një përfundim të dhimbshëm, duhet parë shqetësimi në kontekstin e tij”. Por, shkencëtarët janë tërhequr nga përcaktime pa të cilat mjekësia do të ndihej e humbur.

 “Më tepër se sa të fshish parafilitë nga sëmundjet psikiatrike, do të ishte e rëndësishme të arrihej në përcaktime më të sakta që tregojnë patologjitë e vërteta”, - shton më tej Saleh. Sot te patologjitë psikiatrike bëjnë pjesë nëntë kategori parafilie, edhe pse mendohet se janë më shumë se 50. Objektivi bëhet më i vështirë nga fakti se kur flitet për seksin, trupi ndjek drejtime të ndryshme nga ato të mendjes. Këtë e tregojnë kërkimet që thonë se si shumë njerëz eksitohen përballë imazheve që pranojnë se janë neutrale ose të neveritshme. Nga studimet u pa se meshkujt eksitoheshin nga imazhe të dhunshme apo foto vajzash, ndërsa nga studimet e kanadezes Meredith Chivers, doli se gratë heteroseksuale eksitoheshin nga takimet mes lezbikeve. Për të treguar se sa komplekse është çështja, seksologu Giorgio Abraham tregon: “Pjesa më e madhe e çifteve drejtohen te psikologu për rënie të dëshirës seksuale.

Mund të ndodhë që këto çifte të bëjnë diçka për të rigjallëruar raportin e tyre, si lojëra ku imagjinata luan një rol të madh. Problemi është se këto lloj praktikash nuk zgjasin shumë dhe që aty nisin problemet”. Ato që kërkojnë më tepër ndihmë janë gratë, që nuk janë të gatshme të pranojnë fantazitë ekstreme të partnerit. “Kam dëgjuar një pacienten time, që kur bënte seks normal i pëlqente shumë, ndërsa kur përdornin ca praktika të caktuara i shkaktonte një dridhje trupi të pakuptueshme.

 Nuk mendoj se është një njeri që i pëlqen dhimbja. Ajo nuk kërkonte të kurohej, vetëm të ndante përvojën e saj”, - shpjegon Abraham. Më tej ai komenton se: “Çiftet që i nënshtrohen sadomazokizmit janë ndër më të qëndrueshmet dhe besniket”. Karakteristikë e marrëdhënieve seksuale perverse është pikërisht fakti se nuk çon në rënien e dëshirës seksuale. Ofron mundësi për të njohur kënaqësinë që seksi normal nuk mundet ta japë. Rreziku është se këto praktika mund të prishin lidhjet me seksualitetin normal dhe ndonjëherë mund të bëhet i rrezikshëm”. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur yjet e ekranit janë gjetur të vdekur nëpër dhomat e hotelit, në përpjekje për të provuar dëshirat e tyre të shfrenuara seksuale. Herë të tjera, vëmendja për një objekt, tipik për një praktikë të tillë si fetishizmi, mund të çojë në lënien pas dore të partnerit, duke e dërguar lidhjen në krizë. “Fetishizmi është krijuesi i vërtetë i erotizmit anormal që mund të ketë edhe pasoja të sikletshme”, - thotë Abraham. “Një parafili mund të komprometojë funksionim social dhe afektiv, për shembull vë në krizë një lidhje sentimentale ose pengon në krijimin e një të reje”, - mbështet Saleh. “Nëse një lidhje sadomazokiste jetohet qetësisht nga një çift, nuk mund të flitet për patologji”.

 Atëherë është e rëndësishme, për shëndetin seksual të të rriturve, kreativ në dhomën e gjumit, “se loja e tyre erotike nuk përjashton ndonjë aktivitet tjetër, duke u transformuar në një obsesion”, shpjegon Saleh. “Edhe pse nuk përputhen plotësisht me shqetësimet obsesive-kompulsive, parafilitë kanë me siguri disa tipare të tjera. Aq sa sjellje normale si masturbimi apo përdorimi i materialit pornografik, përcaktohen të ngjashme me to nëse pushtojnë jetën pa lënë gjurmë”. Ajo që i bën patologjike fantazitë ekstreme nuk është sjellja, por fakti që ajo bëhet një fiksim dhe mbi të gjitha kur të bëjnë të ndihesh keq. Ja përse përkrah atyre që janë sadomazokistë normalë ka edhe nga ata që duhen kuruar, sepse fantazitë e tyre shkojnë shumë-shumë larg. Por edhe terapia ndjek sot rrugë të ngurta.

 Nëse dikur përdoreshin ilaçe për të ulur dëshirën seksuale, sot terapitë më drastike me bazë antiandrogjeni janë të rezervuara për rastet më të rënda apo për kriminelët e dhunshëm. “Në përgjithësi qëllimi është të heqim dorë nga terapitë pa ulur dëshirën seksuale. T’i thuash pacientit se objekti është përmirësimi e jo përkeqësimi i jetës së tij seksuale, me siguri garanton një mbështetje më të madhe ndaj trajtimit”, - shpjegon Federoff. Për të bërë këtë, shpesh duhen antidepresivë të shoqëruar edhe me psikoterapi. Nga ana tjetër, vetë transgresioni mund të jetë terapeutik. “Nuk është e thënë se për disa edhe ndjenja e fajit mund t’i ndihmojë”,-  përfundon Abraham.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama