Te shpetojme Token mision i mundur

Te shpetojme Token, mision i mundur
Neser, OKB feston Diten Boterore te Mjedisit. Pas deshtimit te Samitit te Kopenhages, me ne fund pak optimizem: baktere artificiale qe “hane” dyoksidin e karbonit, mikrosensore qe kontrollojne pyjet dhe qendrat urbane, algoritme qe drejtojne trafikun dhe reduktojne smogun. Nuk eshte fanta-shkence: jane tri idete per te pastruar boten. Armet ekologjike qe njeriu disponon mund te perdoren dhe tani te shpetosh planetin nga kolapsi eshte e mundur.

Tri ide per te pastruar boten

Organizma artificiale, mikrosensore, algoritme: tre inovacione teknologjike do te shpetojne Token se bashku me ne. “Green Economy” eshte nje realitet. Pas profeteve te Apokalipsit ambiental, leviz nje armate revolucionaresh pozitive qe po ndertojne antidotet e shkaterrimit te tij. Zakonet tona te jeteses po evoluojne. Edhe klasat drejtuese jane ndergjegjesuar me shume me sa duket. Pas deshtimeve te samiteve te tilla si ai i Kopenhages, pas rezistencave te lobingjeve qe duket se paralizojne veprimet e qeverive, fshihen tri opsione alternative drejt zhvillimit te qendrueshem. Amerika, Kina, Gjermania kane receta teresisht te ndryshme, por te njejtin qellim. Konkurrenca mes ketyre sistemeve do ta beje te gjithe boten te ece perpara. Nje nga kufijte e kerkimit shkencor qe premton te mira te medha per ambientin eshte mbyllur dy jave me pare. eshte krijimi i nje organizmi te gjalle (bakter) nga biologet amerikane Craig Venter dhe Hamilton Smith.

Fuqia e tij eshte shume e madhe dhe Venter po e eksploron ne drejtime te ndryshme. Brezi artificial i formave te jetes mund te materializoje per shembull algat e reja qe do te jene biokarburantet e se ardhmes: te afte te thithin emetimet e dyoksidit te karbonit, duke i transformuar me pas ne energji, ashtu siç bejne pemet. Duke perdorur siperfaqen e oqeaneve, shume me e madhe se korja e Tokes, “algat e mira” do t’i japin planetit nje mushkeri per t’u mbushur me shume me ajer. Nje tjeter sfide e biogjenetikes qe eshte pershpejtuar nga punimet e Venter dhe Smith eshte krijimi i disa lloje te reja dritherash dhe foragjeresh qe mund te kultivohen me nje sasi shume here me te vogel uji se sa shpenzohet sot. Bujqesia eshte hidrovori me i madh i planetit, ku te mbjellat konsumojne rreth 70 per qind te burimeve hidrike te botes, ndaj krijimi i specieve te reja perben nje shprese te madhe per vendet ne zhvillim dhe me te populluara, si Kina dhe India.

Por, perveç organizmave artificiale mund t’i jepet edhe nje pergjigje katastrofave ambientale si ajo qe shkaktoi “British Petroleum” ne Gjirin e Meksikes. “Ne natyre ekzistojne baktere qe ‘hane’ naften dhe e shnderrojne ate ne komponent qelizor organik”, tregon oqeanografi Ken Lee i institutit “Bedford” ne Kanada. Po ashtu Albert Venosa i amerikanes “Environmental Protection Agency” ka treguar se duke i ndihmuar keto baktere me “perberes” me baze nitrogjenesh, fosfat dhe kalium, puna e ketyre baktereve do te pershpejtohet ne menyre te llahtarshme, duke e shkaterruar pernjehere naften qe normalisht do ta eliminonin ne pese apo gjashte vjet”. Kerkimet e medha ne gjenomen njerezore kane bere qe tani te kemi shpresa konkrete. Pas bakterit te pare artificial te Craig Venter, mund te ndertohen ne laborator mikro-killer te naftes, te afta te pastrojne detin e ndotur me nafte, brenda nje kohe te shkurter dhe me nje fuqi te jashtezakonshme. Risia e dyte nuk vjen nga laboratoret biogjenetike, por nga ata informatike.

 Zhvillimi i nanoteknologjive ka bere qe te lindin aplikacione te reja mikrosensoresh, qe jane aleate te shkelqyer te natyres. Nje nga ekspertet me te medhenj te ketij sektori eshte Robert Atkinson, president i “Technology and Innovation Foundation”. “Nga laboratoret e “Georgia Tech” dalin mikrosensore te afte te dallojne me shume se 1000 elemente kimike ne uje apo ajer dhe te shkembejne informacionet mes tyre”. Disa aplikacione jane inkurajuese. Ne Australi, shkencetaret botanike te “Springbrook National Park” kane shperndare ne pyllin e virgjer mikrosensore qe ushqehen me energji diellore. Ata jane “syte, veshet, hunda” e padukshme, gardiane te ekosistemit te te gjithe pyllit, te gatshem te transmetojne alarme video-akustike per te treguar çdo lloj demi ne ambientin natyral. Ne Tokio dhe San Francisko te njejtet mikrosensore do te perdoren per sistemet e reja te rregullimit te trafikut urban te quajtur Smartway: inteligjenca e tyre do te sherbeje per te eliminuar bllokimet, te riorientoje trafikun, duke reduktuar ne menyre te ndjeshme transportin urban dhe smogun. Versioni japonez synon te lidhe rrjetin e mikrosensoreve me kompjuteret ne bordin e makines, duke i orientuar drejtuesit e automjeteve drejt rrugeve me racionale qe ulin konsumin e karburantit.

Revolucioni i trete lidhet me fushen urbanistike. Ato qe e favorizojne jane ndryshimet e fushave te ndryshme: teknologjike, organizative, stilet e reja te jeteses dhe sistemi i vlerave. Nje nga pionieret qe projekton kryeqytetet e gjelbra te se ardhmes eshte shkencetari amerikan i cili ka studiuar matematike dhe statistike. Emri i tij eshte Charles Komanoff. Nga mendja e tij ka lindur “algoritmi Komanoff”, nje sistem ekuacionesh me i komplikuar nga ata te perdorur nga NASA per te eksploruar Marsin. Algoritmi i tij sherben per te deshifruar dhe per te bere te administrueshme te gjitha variabilet komplekse qe ushqejne trafikun e Manhatanit. Nga njera ane, Komanoff fut te dhena te tilla si fuqia punetore, perqindja e njerezve qe jetojne ne periferi, shperndarja e tyre gjeografike, oraret e hapjes se zyrave dhe te dyqaneve. Nga ana tjeter, fut çmimet e karburanteve, kostot e biletave te metrove dhe parkingjeve. Algoritmi vepron mbi keta variabla, riprogramon flukset dhe levizjet e prodhon rezultate te mahnitshme.

 Me pak mbipopullim, ajer i paster dhe te mira ekonomike te matshme. “Kemi fituar pothuajse 3 miliarde dollare mes uljes se emetimeve te CO2, reduktimit te viktimave te aksidenteve automobilistike, kohes se harxhuar per zhvendosje”, shpjegon Komanoff. Ky nuk eshte nje iluzion dhe kete e shpjegon fakti se algoritmi qe ka krijuar po studiohet aktualisht nga dy qytete me permasa te ngjashme me Nju Jorkun. Behet fjale per Parisin dhe Guangzhou.

Por eficienca e tij do te jete me e larte me hyrjen ne fuqi te GPS se re. Megjithate revolucioni urbanistik nuk eshte bere vetem nje nga teknologjite. Amerika qe kishte shpikur qendrat e medha tregtare dhe lagjet rezidenciale te periferise, d.m.th eshte modeli jetesor dhe konsumi me energjik i planetit, po ben hapa pas. Tendenca e re quhet “Lifestyle Center”, zbulimi i atyre qe ne i quajme qendra historike, me ishuj te vegjel, dyqane te vogla familjare. “Kjo eshte e lidhur me vlerat dominuese me kete brez te mijevjeçarit. Sepse 20 dhe 30-vjeçaret sot preferojne stilin e jeteses se qendrave urbane, duan te arrijne ne kembe universitete, muze dhe teatro”, tregon sociologu Arthur Nelson. Impakti ambiental: nje shkurtim drastik prej 50 perqindesh i konsumit energjetik per transportet.

Ketu nuk mund te mos permendim nje tjeter risi urbanistike qe vetefinancohet dhe po perhapet me shpejtesi, fale Arthur Rosenfeld, shkencetari i madh amerikan i vleresuar me shume çmime nderkombetare. eshte ai qe ka promovuar ne te gjithe boten fushaten “Çatite e bardha”. “Thjesht duke ngjyrosur me te bardha çatite e pallateve, drita e diellit reflektohet dhe rikthehet ne atmosfere, duke reduktuar konsumin e ajrit te kondicionuar nga 10 deri ne 20 per qind. Nga Çikago ne Sidnei, ne 15 vjet, kjo do te thote te eliminosh 15 miliarde tone CO2, ekuivalente kjo me nje reduktim prej 40 perqindesh te trafikut automobilistik”.

Ky eshte zbulimi i traditave antike duke qene se e bardha eshte ngjyra dominuese ne shume qyteterime te zonave te nxehta, azteke apo mesdhetare. Por edhe qeverite jane duke luftuar me mish e me shpirt per te arritur rezultate pozitive. Amerika e Obames bazohet ne modelin “Silicon Valley”, nje perzierje e kerkimit publik, kapitalizmit privat, shpirtit sipermarres. 100 miliarde dollare investime dhe 2 milione vende pune: ky eshte premtimi i “Green Economy” te Obames. Nga ana tjeter, Kina po e perqendron sfiden ndaj ambientit ne klasen e saj drejtuese, autoritare dhe teknokratike. eshte nje model i centralizuar, me te cilin sot ajo shpenzon 34 miliarde dollare per energjine e rinovueshme. Pothuajse dyfishi i SHBA-se.

 Gjermania dhe bashke me te edhe Europa Veriore, ka bere nje tjeter zgjedhje duke vendosur taksat me te larta ne bote per konsumin e karburantit. Por edhe vete Gjermania eshte ne gare me te tjeret per kufijte me te avancuar te teknologjive te gjelbra. eshte nje kompeticion i virtytshem, ku te gjithe do te fitojme. Siç shpjegojne shkencetaret e Masaçusetsit, Robert Pollin dhe James Heintz, autore te raportit “Green Recovery”: “Te gjitha qeverite duhet ta kuptojne se nuk ka asnje sektor tjeter ne gjendje te rrise ekonomine dhe te krijoje vende te reja pune ashtu siç mund te beje ekonomia e re e ambientit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama