Te sigurosh energji nga shinat e trenit

Te sigurosh energji nga shinat e trenit
Burimet energjitike që janë miqësore me natyrën po marrin gjithnjë e më shumë vëmendjen e shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, por risia e fundit e Stony Brook University e pagëzuar me emrin MMR-Based Railroad Energy Harvester nuk është dëgjuar më parë.

Të sigurosh energji elektrike nga binarët e trenave. Ky është synimi i punës studimore disa-vjeçare të një grupi shkencëtarësh të këtij universiteti. Ata arritën të krijojnë një sistem që shndërron dridhjet e shkaktuara nëpër binarë gjatë kalimit të trenave në energji elektrike falë një transformatori.

Risia është pritur mirë nga kritika dhe komuniteti i shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk është një burim energjie i madh, por i aplikueshëm në disa linjë të caktuara hekurudhore.

Por kur bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara që kanë rrjetin më të madh dhe më të kushtueshëm hekurudhor në botë, atëherë kjo risi tërheq vëmendjen e autoriteteve. Sipas studiuesve, energjia e përfituar nëpërmjet kësaj metode është e mjaftueshme për të siguruar energji për stacionet, sinjalistikën hekurudhore, pikat e biletarisë etj, që cdo vit marrin miliona dollarë fonde pikërisht për të siguruar këtë shërbim.

Vënia në punë e këtij sistemi, thonë zbuluesit e tij, do të reduktonte ndjeshëm shpenzimet për sistemin hekurudhor ndaj edhe autoritetet amerikane kanë nisur seriozisht shqyrtimin për jetësimin e këtij sistemi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama