Në datat 8-9 janar, ora 19.00, komedia e autorit italian Aldo de Benedetti, vjen me regji të Milto Kutalit. Interpretojnë Bujar Asqeriu, Roland Trebicka, Anila Bisha. Skenografia është e Sabri Bashës, muzika e Albana Petrelës.
Ky është produksion privat dhe kjo shpjegon gatishmërinë e drejtorisë së Teatrit Kombëtar për t'u takuar me spektatorin që në javën e parë të vitit të ri.
Karola në kohën e Luftës së Spanjës
Karola, një 12-vjeçare, spanjolle në origjinë, që është rritur në Nju Jork, një ditë udhëton me të ëmën drejt vendlindjes, Spanjë. Është viti 1938, vendi ndodhet në Luftë Civile. E ndarë prej të atit, pilot i Brigadave Internacionale, Karola arrin në fshatin e të ëmës dhe e shndërron mjedisin e fshehtë familjar.
Natyra e saj e pafajshme dhe rebele e shtyn atë ta refuzojë një botë që është njëherësh e re dhe e huaj. Ajo bëhet shoqe me Marujën, mësuesja e fshatit, dhe bashkë me mësimet e jetës trashëguar prej gjyshit të saj dhe dashurinë për në djalë vendas, Tomiche, shkon drejt një udhëtimi të paharruar dhe të hidhur në botën e të rriturve.
"Udhëtimi i Karolës" i regjisorit Imanol Uribe hap "Të premten e filmin spanjoll" për vitin 2010 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi. në orën 19.00. Është një dramë e realizuar në vitin 2002. Në rolet kryesore: Ciara Lago, Juan Jose Ballesta, Alvaro de Luna. Zgjat 103 min.
Udhëtim fantastik i tetë artistëve kolumbianë në Vlorë
The Promenade Gallery në Vlorë njofton hapjen së shpejti të ekspozitës kolektive "Udhëtim fantastik". Janë disa artistë të rinj nga Kolumbia që prezantohen për herë të parë në galerinë e qytetit shqiptar që drejtohet nga piktori Artan Shabani.
Ideja e këtij projekti merr shkas nga një udhëtim imagjinar ose I vërtetë, ku gjithçka mund të jetë fantastike, në çdo drejtim. Ky udhëtim prezantohen në këtë ekspozitë nëpërmjet veprabe të këtyre të rinjve të cilët tentojnë të krijojnë vizionin e një udhëtimi fantastik "të domosdoshëm".
Carlos Carmona, Estrella Espinoza, Francisco Camacho Herrera, Manuela de Los Angeles, Adriana María Pineda, Mauricio Carmona Rivera, Julián Urrego, Arlen Siu Vasquez dhe punët e tyre, në "The Promenade Gallery" më 16 janar ora 18.00 deri më 31 janar.
Nga : Gazeta Shekulli