Tech.Al prezanton Konkursi Komento & Fito

Tech.Al prezanton: Konkursi Komento & Fito

Me rastin e 2-vjetorit të portalit tonë, dhe veçanërisht me rastin e 100 vjetorit të vëndit tonë, Tech.Al do t’i japë një fituesi një bluzë nga firma Dream Design, një kompani nga Kosova.

komento dhe fito Tech.Al prezanton: Konkursi Komento & Fito

Ja se si funksionon:

1. Postoni në Facebook/Twitter, apo të dyja, mesazhin e mëposhtëm (po të postoni në të dyja, ju shtohen shanset):

Doni të fitoni një bluzë me rastin e 100 vjetorit? http://wp.me/p1U3TP-17g #100YearsAlbania #TechAL #shqip @TechALB

2. Kopjoni linkun e postimit në Facebook apo Twitter, dhe postojeni këtë link në një koment më poshtë. Sigurojuni që postimet tuaja në Facebook janë publike, dhe jo të fshehura, që të kemi mundësinë të verifikojmë postimin. Postimet të paverfikuara nuk do të përfshihen.

VINI RE: Kur të postoni komentin më poshtë, ju lutemi përdorni një emër të vërtetë, si dhe emailin tuaj që e përdorni shpesh, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ne mund t’u kontaktojmë n.q.s jeni fitues. (Emaili nuk shihet nga lexuesit e tjerë, por vetëm nga stafi – respektojmë privatësinë)

3. Shpërndajeni këtë konkurs në Facebook dhe Twitter sa më shumë!

4. Në datën 28 Nëntor 06:00 do të shpallet fituesi. Më pas ai/ajo do të kontaktohet me email për të na dërguar të dhënat se ku do të dërgojmë bluzën. Bluza mund të dërgohet kudo, përveç Kubës, Kinës, dhe Koresë së Veriut. Fituesi do të ketë mundësinë të përzgjedhë cilën bluzë të dojë nga seleksionet e Dream Design. Vini re se bluza përveç dizajni origjinal, do të ketë edhe logon e Tech.Al!

5. Tech.Al kontakton me Dream Design, dhe jep të dhënat, si masën, ngjyrën, etj, si dhe adresën e dërgimit.

6. Dream Design dërgon bluzën

7. Ju e vishni bluzën, duke treguar krenarinë tuaj për Shqipërinë, si dhe duke treguar logon e Tech.Al :)

8. Ju na doni ne.

9. Ne ju duam ju.

10. <3

POLITIKA:

- N.q.s e shikoni këtë postim në ndonjë faqe tjetër, bluza jepet nga Tech.Al, dhe komenti duhet të bëhet tek ky postim vetëm, pra mos u mashtroni nga faqet e tjera!

- N.q.s nuk përdorni emrin/emailin e saktë, ku dhe ne nuk do të kemi mundësi të kontaktojmë me ju, fitues do të zgjidhet një person tjetër.

- Fituesi do të zgjidhet në formë shorti, dhe duke përdorur faqen RANDOM.ORG

- Tech.Al ka të drejtën të refuzojë çdo fitues, n.q.s stafi i saj beson se ka pasur hile në fitimin e konkursit.

- Bluza mund të marrë deri në një muaj për të arritur, duke u varur nga vendi se ku jetoni.

- Sa më shumë njerëz, aq më shumë tërheqës do të jetë ky konkurs, pra postoni rreth këtë konkursi në rrjetet sociale.

- Për të marrë pjesë në konkurs, duhet të keni postuar të gjithë mesazhin e mësipërm.

- Stafi jonë do të bëj një video kur të zgjidhet fituesi, në mënyrë që të mos kemi mos-kuptime!

- Një faleminderit shkon për DOT.AL dhe Dream Design që e bënë këtë konkurs të mundur!

Vizitoret kerkuan termat:

  • wp me


http://www.tech.al/tech-al-prezanton-konkursi-komento-fito/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama