Mes emrave të njohur janë: violinisti i shquar, Tedi Papavrami, piktori Bashkim Ahmeti, aktori Timo Flloko, dirigjenti Eno Koço, gazetari Skënder Minxhozi, mjeku kardiolog Arben Baboçi, ekonomisti Abdylmenaf Bexheti nga Maqedonia, kimisti Alqi Çullaj, mjekja onkologe, Adelina Mazreku dhe Evan Rroço nga shkencat agrare. Gjithashtu, listës së anëtarëve me statusin “Anëtar Nderi” të Akademisë së Arteve dhe Shkencave iu shtuan edhe tre personalitete të huaja, të njohura në fusha të ndryshme si Craig Calhoun, sociolog dhe historian, drejtor i London School of Economics and Political Science, Lucie Nadin, historiane (Itali) dhe Marc Pointet, ekonomist (Francë).
Në përfundim të saj, mbledhja zgjodhi dhe Presidencën e re të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, të përbërë nga historiani Pëllumb Xhufi, President i radhës, poeti nga Kosova Basri Capriqi, sopranoja e njohur Ermonela Jaho, fizikanti Marenglen Spiro dhe sociologu Fatos Tarifa, i rizgjedhur në postin e Sekretarit Shkencor. Mbledhja zgjodhi gjithashtu Presidentin Elect të kësaj Akademie, fizikantin Përparim Fuga.
Përveç pranimit të anëtarëve të rinj që i bashkohen frymës së kësaj Akademie në këtë mbledhje u zhvillua dhe analiza e veprimtarive të zhvilluara gjatë vitit të parë që nga krijimi i saj, si edhe përcaktoi një program pune për vitin e ardhshëm. Në fjalën e çeljes, Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Ksenofon Krisafi theksoi rëndësinë dhe ndikimin që kanë patur në publikun shqiptar veprimtaritë kryesore të kësaj akademie, si Forumi i Parë Publik i saj (mars 2012), kushtuar një vargu problemesh të rëndësishme për shoqërinë shqiptare, Forumi i Dytë Publik i kësaj Akademie (korrik 2012), kushtuar specifikisht problemeve të sistemit të arsimit të lartë në vendin tonë, Konferenca kombëtare e organizuar nga kjo Akademi (tetor 2012) në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë së vendit, si edhe botimi në pranverë të këtij viti i numrit të parë të revistës Academe, organ zyrtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.
Anëtarët e Akademisë shprehën një varg idesh me vlerë dhe morën angazhime konkrete për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të veprimtarisë së saj në të mirë të zgjidhjes së problemeve të mëdha me të cilat përballet shoqëria shqiptare në fillim të këtij shekulli, duke ndihmuar në projektimin e strategjive dhe të politikave afatmesme e afatgjata për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit, veçanërisht në fusha të tilla, si arsimi dhe shkenca, modernizimi i bujqësisë, zhvillimi i sistemit të shëndetësisë, zhvillimi i arteve dhe i kulturës, rritja e mirëqenies dhe e sigurisë në shkallë kombëtare etj.
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave u krijua në 17 dhjetor 2011 nga një grup personalitetesh shqiptare të shquara të artit, të kulturës dhe të shkencës. President Nderi i saj është zgjedhur shkrimtari i shquar, Ismail Kadare.
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
Anëtarë të rregullt
Ismail KADARE, shkrimtar (President Nderi)
Alajdin ABAZI, fizikant (Maqedoni)
Bashkim AHMETI, piktor
Arben BABOÇI, mjek
Abdylmenaf BEXHETI, ekonomist (Maqedoni)
Panajot BOGA, mjek
Luljeta BOZO, inxhiniere
Adrian CIVICI, ekonomist
Basri ÇAPRIQI, poet (Kosovë)
Pandeli ÇINA, mjek
Alqi ÇULLAJ, kimist
Limoz DIZDARI, kompozitor
Dhimitër DHORA, biolog
Timo FLLOKO, aktor
Përparim FUGA, fizikant
Romeo GURAKUQI, historian
Gëzim HOXHA, arkeolog
Ermonela JAHO, soprano
Helena KADARE, shkrimtare
Isuf KALO, mjek
Eno KOÇO, dirigjent
Mehmet KRAJA, shkrimtar (Kosovë)
Ksenofon KRISAFI, jurist
Emil LAFE, gjuhëtar
Xhevat LLOSHI, gjuhëtar
Adelina MAZREKU, mjeke
Piro MILKANI, regjisor
Skënder MINXHOZI, gazetar
Inva MULA, soprano
Mina NAQO, matematikan
Tedi PAPAVRAMI, violinist
Llukan PUKA, matematikan
Skënder RIZA , historian (Kosovë)
Evan ROÇO, Agronom
Marenglen SPIRO, fizikant
Sali SHIJAKU, piktor
Fatos TARIFA, sociolog
Thoma THOMAI, skulptor
Pëllumb XHUFI, historian
Aleksandër XHUVANI, inxhinier
Anëtarë Nderi
Jean-Philippe ASSAL, mjek (Zvicër)
Craig CALHOUN, sociolog/historian (SHBA/Angli)
Amitai ETZIONI, sociolog (SHBA)
Victor FRIEDMAN, gjuhëtar (SHBA)
Lord Anthony GIDDENS, sociolog (Angli)
Pierre HASSNER, filozof (Francë)
Peter LUCAS, gazetar (SHBA)
Mateo MANDALA, gjuhëtar (Itali)
Lucie NADIN, historiane (Itali)
Marc POINTET, ekonomist (Francë)
Obrad SAVIC, filozof (Serbi)
Bryan S. TURNER, sociolog (SHBA/Angli/Australi)