Teknologji e informacionit


Është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.

Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhena në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softverik dhe hartverik.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose sic quhet ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama