iPad – Deri në fundin e 2009-s, pothuajse askush në botë nuk e dinte se çfarë ishte një iPad. Hallka hibride që mugonte në lidhjen mes smartphone dhe laptop-it është shitur në 13 milion kopie që prej hedhjes në treg në janar prej Apple dhe kërkesa botërore është në rritje astronomike. iPad nuk ka hapësirën e një laptopi apo madhësinë e një smartphone, por janë të pakonkurrueshëm në luajtjen e lojrave, lundrimin në internet dhe lidhjet mjetet e tjera të komunikimit.
Ndryshimet në rrjetet shoqërore – FB, Twitter dhe rrjetet e tjera të mëdha shoqërore në internet bënë ndryshime të mëdha gjatë 2010-s, për të garantuar një privaci sa më të madhe. Sistemet e reja të ruajtjes së identitetit janë më të sofistikuara se kurrë që kur kompiuterat dhe software janë shpikur. Ndërkohë, FB kaloi Google si faqja më e klikuar në botë dhe rrezikon të zhdukë shumë shpejt edhe email si teknologji.
Videolojat pa joystick – Mënyra se si luajmë lojra kompiuterike mund të ndryshojë radikalisht pas vitit 2010, ndërsa për herë të parë lojra që nuk kanë nevojë për një dorezë apo tastierë komanduese iu ofruan publikut. Xbox 360 nxorri në treg teknologjinë e re të quajtur Kinect, e cila mjaftohet me një mikrokamera inteligjente, që është në gjendje të lexojë veprimet e personave dhe t’i integrojë ato në lojë.
Interneti në televizionët normalë – Lundrimi në internet nuk i takon më vetëm kompiutrave apo celularëve, por edhe televiziorëve të zakonshëm që kemi në shtëpitë tona. Një brez i ri televizorësh, përdorin sistemin ëireless për të ofruar faqet e internetit në ekranin e tyre.
iPhone 4 – Kurrë më parë një smartphone nuk kishte ngjallur kaq shumë interes sa shpikja e fundit e Apple. Ekrani më i realizuar kurrë në një pajisje portabël, sistemi i zërit, kartës grafike dhe shumë mundësi të tjera që të ofron një smartphone i takon fjalës së fundit të teknologjisë.