Teknologjia grafike


Teknologjia grafike hynë në grupin e industrive prodhuese. Detyra themelore e saj është projektimi, përgatitja, shtypi (shumëzimi) dhe përpunimi grafik i prodhimeve të shtypura grafike. Fazat kryesore të punës në prodhimtarinë grafike janë: punimi i radhitjes, punimi i modeleve kopjuese, punimi i formave të shtypit, shumëzimi (shtypi) dhe përpunimi grafik në libërlidhje.

Historia e shtypit

Presën e parë tipografike me shkronja lëvizëse e konstruktoi Johan Gutenberg në shekullin e XV-të. Në fillim të shekullit të XVI-të në Evropë kishte mbi 1000 shtypshkronja. Gradualisht nga shtypësi i librit filloi të ndahej shkrirëshkruesi, botuesi dhe librari, secili duke e zhvilluar veprimtarinë e vet të pavarur. Gjithashtu letërpunuesit, pergamentarët dhe libërlidhësit në kohën e Gutenbergut zhvilluan veprimtari të veçanta siç ishin edhe ilustratori, druprerësi dhe bakërprerësi. Historinë e shtypit gjatë historisë e klasifikojmë në: Periudha para Guitenbergut, deri në vitin 1445. Periudha e zbulimeve të Gutenbergut, nga viti 1445-1812. Periudha e mekanizimit, nga viti 1812-1900. Periudha e automatizimit, nga viti 1900-1950. Periudha e elektronikës, e kompjuterizmit dhe e internetit, nga viti 1950 e deri më sot.

Teknikat themelore të shtypit

Teknikat themelore të shtypit kloasifikohen në bazë të elementeve të shtypit në formë të shtypit, e ato janë: Shtypi i lartë (Tiposhtypi, Shtypi fleksografik dhe Shtypi leterset) Shtypi i rrafshtë (Litografia, Ofset shtypi dhe Dritështypi) Shtypi i thellë (Shtypi i çeliktë dhe Bakërshtypi) dhe Shtypi i depërtueshëm (Shtypi me shabllon dhe Sitoshtypi)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama