Teknologjia ne stomatologji dhembe gati brenda ores

Teknologjia ne stomatologji, dhembe gati brenda ores
Pjesë e zhvillimeve teknologjike është bërë edhe fusha e stomatologjisë. Tashmë një pamje 3 D me rreze X zbulon çdo lloj dëmtimi sado të vogël dhe vendos kurorën e dhëmbëve pa patur nevojë për një të përkohshme. Deri tani për të marrë formën e dhëmbëve duhej një formë plasteline dhe një durim nga ana e pacientit proces ky që zgjaste disa ditë për të pregatitur dhëmbët e rinj. Por duket se tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe kjo përgatitje bëhet gati me shpejtësi rrufe.

I gjithë procesi do të realizohet nëpërmjet një drite blu dixhitale. Pastaj, forma dixhitale do t’i dërgohet me e-mail një laboratori që brenda një ore prodhon dhëmbët sipas formës së dhënë, ndërsa pacienti është duke pritur në zyrën e dentistit. Kjo është e ardhmja në stomatologjisë tani. Në Houston të Teksasit është zhvilluar një konferencë e fushës së stomatologjisë ku shkencëtarët treguan përdorime të reja të rrezeve laser në stomatologji për mbylljen e plagëve në mishrat e dhëmbëve duke pakësuar kohën e shërimit. Gjithashtu dentistët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të ADN-së së pështymës që mund të diagnostikojnë kancerin e gojës, sëmundjet periodontale, virusin HIV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga këto kërkime janë duke u kryer në laboratoret e Houstonit dhe Teksasit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama