Telashe per trajnerin e Interit Mancini rrezikon 3 vite burg

Telashe për trajnerin e Interit, Mançini rrezikon 3 vite burg

Trajneri i Interit Roberto Mançini akuzohet për mashtrim financiar. Sipas gazetës italiane "La Gazzeta dello Sport", prokurori i Romës Stefano Roko ka kërkuar dënimin e tij me tre vite e gjysmë burg lidhur me kolapsin financiar të shoqërisë "IMG Costruzioni".

5252940-045-knlE-U150590562778yoB-620x349@Gazzetta-Web_articoloNdërsa "sportmediaset" thotë se Mançini akuzohet në skemën e mashtrimit me një shumë prej 1 milionë e 800 mijë euro.

Trajneri i Interit bashkë me një biznesmen tjetër nuk janë të përfshirë në mënyrë direkte me aksione në këtë skemë, por nëpërmjet kompanisë "Mastro" në të cilën ata janë ortakë.

Mediat italiane thonë se transaksionet e rreme janë kryer për gjatë viteve 2006-2009.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama