Telefonatat ne fluturim

Telefonatat në fluturim
Dispozita e Komisionit Europian për një teknologji te re qe do te lejoje përdorimin e telefonisë se levizshme edhe ne udhëtim, ka bere te lindin një sere pyetjesh. Aktualisht janë shume pak avionët qe jane te pajisur me një sistem te tille.
 
'Njoftimi nënkupton qe normativa do te harmonizohet ne te gjithë Evropën për 6 muaj. –shpjegon zëdhënësi i shoqatës se kompanive ajrore. Por kujdes ndaj mesazhit qe jepet: kjo nuk do te thotë qe prej ditës se nesërme mund te telefonohet nga çdo lloj avioni". Telefonat e pasagjereve do te lidhen me nje rrjet celularesh te instaluar direkt ne avion për te mos prekur sigurinë e aparateve te avionit.

Por shqetësimi i vërtetë mund te krijohet për veshët  e pasagjereve. 'Nuk do te doja te gjendesha ne nje fluturim 13 orësh dhe te dëgjoja gjate gjithë natës "Alo", Alo"-shpjegon nje analist. Kështu qe kompanitë ajrore duhet te studiojnë edhe mundësinë për te mos bezdisur pasagjeret." Ne pritje për te kuptuar diçka me shume, lindin pyetjet nëse ekziston një nevoje reale për te telefonuar ne fluturim ose është nje përpjekje për te shtuar përfitimet e kompanive telefonike.

Nga Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama