Telefoni dhe interneti perdoret me teper gjate pushimeve

Telefoni dhe interneti perdoret me teper gjate pushimeve
Edhe pse shumë njerës kur shkojnë me pushime përpiqentë shlodhen dhe të jenë larg atij realiteti ku kanë qenë, këtë gjë nuk e bëjnë. Shumica e tyre marrin me vete telefonat, laptopat, që edhe kur të jenë me pushime të përdorin interenetin. Sipas një studimi shumica e pushuesve shpenzon një kohë të gjatë në internet duke shfletuar faqe të ndryshme. Studimi i kryer nag Universiteti i Michiganit shpjegon se me futjen e teknologjisë kanë ndryshuar pushimet, pasi shumica e pushuesve përdorin më tepër telefonat dhe iternetin, për të mbajtur kontakte me miqtë e tyre dhe për të ndarë me të atmosferën e pushimeve.

Studimi arrin në përfundimin se njerëzit që përdorin telefonat gjatë pushimeve janë trefishuar, përdorimi i telefonit tani është më i lartë në pushime (40%) sesa në shtëpi (25%). Për më tepër, njerëzit që përdorin Web-in për të planifikuar pushimet kapin shifrën e 80%, ndërsa për punë për punë 70%.

Në vijim studimi tregon se njerëzit përdorin telefonin apo internetin për të parë motin, adresat e lokaleve apo oraret e transportit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama