Telefoni i se ardhmes dergon puthje e perqafime

Telefoni i se ardhmes dergon puthje e perqafime
Në të ardhmen, komunikimi në distancë do të jetë më i gjallë duke lënë hapësira të mjaftueshme për emocione, në sajë të një telefoni që mund të dërgojë puthje, të transmetojë frymë dhe përqafime, duke i bërë kështu bisedat më intime. Një paisje e tillë është dizenjuar nga Fabian Hemmert nga Universitetit i Arteve në Berlin.

Sipas asaj që raporton revista britanike “Neë Scientist” prototipi është prezantuar në konferencën  “Mobile HCI”, mbajtur në Stokholm. Në të vërtetë, prototipet që janë prezantuar në kryeqytetin suedez janë katër, të paisur me të gjitha sensorët dhe paisjet e tjera që simulojnë kontaktin fizik. Frymën e njeriut tonë të dashur, ndoshta mijëra kilometra larg prej nesh, do të mund ta ndjejmë nëpërmjet këtij aparati, i cili ende nuk dihet se kur mund të prodhohet për shitje masive.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama