F-Series është një prodhim i vitit 2002 i përmirësuar, por falë një opsioni të tij për ruajtjen e sekreteve, është rikthyer sërish në modë, të paktën në Japoni. Ky telefon regjistroi shitje rekord në vitin 2012, duke u krahasuar madje për nga numri i prototipave të hedhur në treg me Samsung Galaxy SIII dhe iPhone.
Por c’ka të vecantë ky telefon, që në pamje të parë shumë do ta quanin “telefon për muze”? Fujitsu F-Series ka një opsion sigurie që mund të aktivizohet ose çaktivizohet në çdo kohë. Nëse opsioni i sigurisë është i aktivizuar për të parë mesazhet, foto-galerinë, thirrjet, përfshirë këtu dhe thirrjet e humbura apo ato të kryera nevojitet një kod.
Kjo karakteristikë e këtij telefoni ka shtyrë japonezët të pagëzojnë këtë telefon me nofkën “uwaki keitai”, shqip “telefoni i tradhëtarëve”.
“Nëse Tiger Woods do të kishte këtë telefon, nuk do të përfundonte kurrë në telashe”, deklaroi me shaka një profesor i komunikimit në Universitetin e Keios në Tokia.
Për momentin, F-Series janë në shitje vetëm në Japoni dhe vetë kompania Fujitsu nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë të globalizojë produktin e saj “të mbajtjes së sekreteve”.