Gazeta “The Telegraph” ka denoncuar permes nje artikulli deputetin britanik konservator Mark Pritchard, i cili i premtonte biznesit anglez kontrata ne Shqiperi, fale njohjeve qe pretendon se ka me perfaqesues te larte te politikes ne vendin tone. Ne nje video, filmuar fshehtas nga nje gazetar qe u prezantua si invetitor i rreme, ai thote se kerkon 3 mije sterlina ne muaj per sherbimet e konsulences dhe 3% per cdo kontrate te lidhur.
Ne bisede e siper deputeti i sugjeroi gazetarit qe pretendonte se ishte biznesmen se ai duhej te investonte 10 milione serlina per nje grup hotelesh ne Shqiperi, çka nenkupton se ai do te merrte me shume se 300 mije sterlina per investimin ne Shqiperi. Ne video ai shfaqet duke thene qarte se ka njohje me krere te politikes. “Te jem teresisht brutal, une njoh kryetarin e Bashkise, njoh Kryeministrin, njoh kryetarin e parlamentit”.
Sipas gazetes, deputeti Pritchard, tashme anetar i grupit parlamentar per Shqiperine, dikur ka qene kryetar i tij. Ai i ka thënë një gazetari qe pretendonte se ishte biznesmen gjate nje vizite ne Malte, se ai ishte ne gjendje te mundesonte investime, duke perdorur kontaktet e tij politike ne Shqiperi. Nderkohe, pas lajmit qe nisi te qarkulloje ne gjithe mediat presigjoze, ai ka kerkuar te ‘pastroje’ emrin e tij, duke kerkuar hetim.